Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e Arsimit kërkon që mësimi të vazhdojë të mbahet në objekte shkollore

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Masat e reja që ka paraqitur Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë po vlerësohen jo mjaftë të efektshme. Sipas njohësve të arsimit mësimi online në universitet është i mangët e nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës thanë se do ishte e udhës të mbahet sa më shumë mësimi në shkolla.

    Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në masat e reja anti-covid ka paraparë që arsimi i lartë të kalojë plotësisht në versionin online.

    Mirëpo këtë metodë, njohësi i arsimit, Rinor Qehaja e sheh si të mangët dhe jo mjaftueshëm efektiv.

    “Unë vlerësoj se kalimi në ligjërata online për studentët cenon shumë pjesë të studimeve që nuk mund të zbatohen. Bie fjala për ushtrimet praktike, apo internshipet e ndryshme nuk mund të zbatohen online”, deklaroi Rinor Qehaja.

    E nga Sindikata e Arsimit thonë se sa më shumë që të mbahet mësimi në shkolla është më mirë për nxënësit.

    “Duke përcjellë vullnetin e mësimdhënësve dhe punëtorëve tjerë nëpër shkolla, jemi shprehur që mësimi sa më gjatë të vazhdohet në shkolla. Kjo sa më gjatë nënkupton që mësimi duhet të vazhdojë në shkolla deri në fund të vitit shkollor”, deklaroi Rrahman Jasharaj.

    Kohët e fundit disa shkolla janë mbyllur për arsye se mësimdhënës dhe nxënës të shkollave janë infektuar me COVID-19

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2023
    Wolfgang Ischinger, i cili ishte përfaqësues i Bashkimit Evropian në negociatat për statusin e Kosovës, ka folur rreth dakordimit mes kryeministrit të...
    Lajme20 Mars 2023
    Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit i cili dyshohet se ia dogji garazhin gazetarit...
    Lajme20 Mars 2023
    Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës, e cila pritet të mbahet më 22 mars apo të mërkurën, Qeveria pritet të...
    Të tjera
    Ekonomi20 Mars 2023
    Kosova vazhdon të importojë produkte nga vendet e ndryshme, pavarësisht raporteve të saj ekonomike, politike dhe diplomatike me ato shtete. Të dhënat...
    Kronika20 Mars 2023
    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka dhënë detaje për 77 vjeçarin që u gjet pa shenja jete dje në një motel në...
    Kronika20 Mars 2023
    Një person është arrestuar në fshatin Polluzhë të Rahovecit e më pas është liruar në procedurë të rregullt. Ai dyshohet se ka...
    Kronika20 Mars 2023
    Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren. Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi...
    Kronika20 Mars 2023
    Një person është raportuar i zhdukur në Pejë. Rastin në polici e ka njoftuar një grua e cila ka thënë se viktima...
    Kronika20 Mars 2023
    Një burrë është arrestuar të dielën në qytetin e Prizrenit. Kjo për shkak, se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën “Dhunim”....

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.