[wp-story]

Bota/Rajoni

Simiqi s’e përjashton mundësinë që veturën mund t’ia kenë djegur serbët

Simiqi s’e përjashton mundësinë që veturën mund t’ia kenë djegur serbët
13:22 | 11 Janar 2020

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetar i Listës Serbe, Sllavko Simiq, nuk e ka përjashtuar mundësin që veturën mund të ia kenë djegur edhe serbët.

Simiq, djegien e veturës së tij, e ka quajtur akt “urryes dhe frikacak”, derisa ka shtuar se nuk ka pasur për cak pronën e tij por zërin, unitetin dhe lirinë e serbëve.

“Ka struktura të caktuara të cilave nuk u pëlqen fakti se jemi mbledhur fuqishëm rreth Listës Serbe”, tha Simiqi për televizionin publik serb, derisa ka shtuar se këto struktura vijnë edhe nga serbët edhe nga shqiptarët.

Tutje Simiqi tha se nuk dëshiron të paragjykojë dhe ta lidhë atë ngjarje me zhvillimet në skenën politike në Kosovë, ku, siç thotë ai, ekzistojnë raporte të ftohta mes të gjitha palëve dhe ku askush nuk dëshiron të bëjë koalicion dhe t’i formojë institucionet.

Nënkryetari i Kuvendit vlerëson se java e ardhshme do të sjellë risi.

“Mund të ndodhë që të përjashtohet Vetëvendosja nga e gjithë kjo histori dhe që aktorët konstruktivë politikë në Kuvend të marrin përsipër, të vijnë deri tek ndonjë marrëveshje, të ftojnë Listën Serbe dhe t’i formojnë institucionet në Prishtinë”, mendon Simiqi./Front Online/

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera