Bota/Rajoni

Simiq: Serbët janë të shqetësuar për situatën në veri, njësitë policore të armatosur deri në dhëmbë

Simiq: Serbët janë të shqetësuar për situatën në veri, njësitë policore të armatosur deri në dhëmbë
10:07 | 20 Shtator 2021

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka deklaruar se “Njësitet ROSU vendosën 20 automjete këtë mëngjes në vendkalimet kufitare në Jarinje dhe të Bërrnjak, nga të cilat më shumë se 10 ishin të blinduara dhe shtoi se anëtarët e kësaj njësie ishin të armatosur deri në dhëmbë”.

Ai theksoi se Kryesia e Listës Serbe kishte mbajtur një seancë për këtë rast dhe siç tha ai “po bëjnë përpjekje që në kontakt me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare se sa rrezik ishte mbi paqen në Kosovë dhe iu bën thirrje atyre që e kanë në dorë këtë, të qetësojnë situatën.

“Qytetarët në veri të Kosovës janë të shqetësuar nga ky demonstrim force”, tha Simiq për TV Pink.

Ndryshe Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për reciprocitet ndaj Serbisë, sa i përket targave të automjeteve.

Në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërrnjak, Njësia Speciale e Kosovës është duke kryer kontrolle në veturat për posedim të targave RKS (Republika e Kosovës).

 

Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria

Të tjera