Lajme

Simiq: Bëjmë thirrje popullit tonë që të përmbahet dhe mos bie pre e provokimeve

Simiq: Bëjmë thirrje popullit tonë që të përmbahet dhe mos bie pre e provokimeve
10:27 | 20 Shtator 2021

Igor Simiq nga Lista Serbe pretendon se serbët nga Kosova janë të “zemëruar” për shkak të veprimit të Kosovës për të dërguar njësitë ROSU në vendkalimet kufitare të Jarinjes dhe Bërnjakut.

Ai në një deklaratë në programit të mëngjesit të televizionit proqeveritar ser b “TV Përva” ka thënë se “serbët nga Kosova ishin shumë të shqetësuar sepse Prishtina dërgoi mbi 20 automjete me forca speciale të armatosura”. Sipas tij, “ata janë të zemëruar dhe aktualisht po lëvizin drejt vendkalimeve administrative të Jarinjes dhe Bërnjakut”.

Sipas informacioneve të fundit të cilat i tregoi Simiq, aktualisht ka rreth 300 automjete serbe në Jarinje dhe më shumë se 100 në vendkalimin administrativ Bërnjak.

“Të dy korsitë e trafikut janë të bllokuara dhe trafiku është i bllokuar”, ka thënë ai, duke shtuar se “sot në mëngjes janë mbajtur konsultimet urgjente të anëtarëve të Listës Serbe”.

“Ne i bëjmë thirrje qytetarëve tanë të jenë të përmbajtur dhe të mos bien pre e provokimeve, sepse ky është një provokim i Prishtinës, ne supozojmë se serbëtve do të kufizohet liria e lëvizjes duke “konfiskuar” targat nga Serbia”, ka pretenduar Simiq.

Ai pretendon se “bën apel për qetësi”, por se ka gjithnjë e më shumë qytetarë dhe se ata janë të zemëruar”. “Tashmë ka 300 automjete serbe në Jarinje, dhe më shumë se 100 në Bërnjak”, shtoi ai.

Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit

Të tjera