×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Si vepron deksametazoni, ilaçi “mrekullibërës” kundër COVID–19

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    (DEUTSCHE WELLE) – Remedesiviri, hidroksihlorokina, deksametazoni… Janë këta emra të ndërlikuar ilaçesh, të cilët gjatë pandemisë së koronavirusit janë cilësuar si mrekulli. Në krizën me virusin gjithçka funksionon shumë ngjashëm: një konstatim prej ndonjë hulumtimi paralajmëron rezultate premtuese në ndonjë prej ueb-faqeve të internetit dhe publikohet më pas në revista shkencore. Mediat, pas kësaj, hidhen menjëherë në veprim, raportojnë për ilaçet që po vlerësohen nga ekspertët, por edhe nga përfaqësuesit e shteteve të caktuara.

    E njerëzit, nga frika prej gjendjes së krijuar, nxitojnë nëpër barnatore, i blejnë dhe i konsumojnë preparatet mrekullibërëse. Dhe, vetëm pas kësaj, shkenca ka mundësi që t’i shohë rezultatet dhe t’i rishikojë në hollësi. Mandej pason zhgënjimi apo shpjegimi se nën cilat kushte ilaçet përnjëmend veprojnë. Si dhe cilat janë efektet e padëshiruara që i shkaktojnë.

    Çfarë tregon studimi për deksametazonin?

    Shumë pak hollësi që tanimë janë të ditura burojnë prej të ashtuquajturit studim të “Recorvery Trial” në Mbretërinë e Bashkuar. Shkencëtarët aktualisht janë duke i hulumtuar ilaçet e ndryshme kundër COVID-19. Në studim kanë qenë të përfshirë më shumë se 11.500 pacientë, nga 175 klinika në Britaninë e Madhe.

    Një pjesë e studimit, i cili kishte në epiqendër deksametazonin, ka përfshirë 2.104 pacientë që kanë marrë për dhjetë ditë resht, nga një herë në ditë, një dozë prej 6 miligramë të ilaçit, ndërsa 4.321 pacientë kanë shërbyer si grup kontrollues. Rezultatet preliminare kanë treguar se deksametazoni do të mund ta ulte shkallën e vdekshmërisë te pacientët e sëmurë rëndë nga COVID-19. Në proporcion me grupin kontrollues, vdekshmëria te pacientët që kanë qenë të kyçur në respiratorë është ulur për një të tretën. Shkalla e vdekshmërisë te pacientët, të cilët kanë qenë në oksigjenoterapi, por që kanë qenë po ashtu të kyçur në makinat që e stimulojnë funksionimin e mushkërive, është ulur për një të pestën. Por, te pacientët që nuk është dashur të marrin trajtim me oksigjen, terapia me deksametazon nuk ka treguar ndonjë efekt. Britania e Madhe, kësisoj, do ta përfshijë menjëherë deksametazonin në trajtimin e pacientëve të prekur nga COVID-19.

    Si funksionon deksametazoni?

    Te pacientët e sëmurë rëndë me COVID-19, shpesh ndodh reagimi i tepruar i sistemit imunitar. Ilaçi deksametazon është një kortikosteroid artificial, por shumë efektiv, i cili ndikon në sistemin imunitar. Në këtë mënyrë ndalohet procesi i ndezjes dhe kontrollohet reagimi imunitar. Deksametazoni është i njohur tash e sa kohë dhe mund të gjendet në shumicën e barnatoreve. Çmimi është i volitshëm dhe ai është i qasshëm në të gjithë botën. Përdoret për sëmundjet e rëndomta të ndezjeve në lëkurë dhe nyje, për endemat në tru të shkaktuara nga tumoret, si dhe për parandalimin e të përzierave dhe të vjellave në rastet e pacientëve që u nënshtrohen kimioterapive.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Komisionerja e Bashkimit Evropian për zgjerimin, Marta Kos tha sot se procesi i anëtarësimit të shteteve të reja në këtë bllok ishte...
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Një statujë prej mermeri e një gruaje që besohet të jetë më shumë se 2000 vjeçare u gjet e braktisur në një...
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Turqia ka arrestuar nëntë persona, përfshirë pronarin e hotelit, në lidhje me një zjarr vdekjeprurës që mori jetën e 76 personave dhe...
    Të tjera
    Lajme22 Janar 2025
    Sot komandanti i KFOR-it në Kosovë, Enrico Barduani, mirëpriti zëvendëskomandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Peter K....
    Lajme22 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur armë, pajisje për prodhimin e kriptovalutave dhe sende të tjera të dyshimta gjatë një...
    Vip22 Janar 2025
    Xumi Allushi, një nga banorët e Big Brother VIP Albania 4, u eliminua dje pas një nominimi kokë më kokë me Eglin,...
    Lajme22 Janar 2025
    Kosova ka nënshkruar sot Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me shtetet anëtare të EFTA-s. Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka bërë kryeministri...
    Lajme22 Janar 2025
    E para kritikë nga Administrata e Donald Trump karshi qeverisë kosovare erdhi nga Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell ndaj...
    Lajme22 Janar 2025
    Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Pavlan të Pejës. Rastin për Front Online e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.