×
  • Sport
  • Sport

    Si u pezulluan yjet e NBA, kur njëri drejtoi pistoletën e mbushur në drejtim të shokut të tij të skuadrës

    FrontOnline
    21 Janar 2025

    Kur dy lojtarë të NBA-së u përplasën për një lojë poker, situata përshkallëzoi aq shumë sa që të dy sollën armë zjarri në dhomën e zhveshjes, duke rezultuar në pezullimin e tyre.

    Gilbert Arenas, tre herë All-Star gjatë karrierës së tij 11-vjeçare në NBA, një basketbollist i i talentuar, i njohur kryesisht për shtatë sezonet që kaloi me Washington Wizards, pasi u tërhoq në vitin 2013, Arenas është rikthyer kohët e fundit si një nga figurat më të zëshme në mediat e basketbollit, duke nisur një podcast në vitin 2023.

    Në një intervistë me DJ Vlad po atë vit, Arenas foli për një incident në vitin 2009, kur ai dhe shoku i skuadrës te Wizards, Javaris Crittenton, morën pezullime të rënda.

    Të dy lojtarët u përfshinë në një debat për borxhet e supozuara nga lojërat e fatit gjatë ndeshjeve poker, dhe në dhomën e zhveshjes në arenën Verizon Center të Wizards, nxorën armë zjarri ndaj njëri-tjetrit pasi situata u përshkallëzua.

    “Kjo gjë ishte e vogël,” kujtoi Arenas.

    “I thashë, ‘Çfarë është kjo? A është ajo arma nga Harlem Nights? Burrë, hiqe atë gjënë e vogël. Po të jap gjëra për të rritur, hiqe atë armë të vogël’”.

    Duke minimizuar incidentin, Arenas këmbënguli se nuk ishte diçka e pazakontë që lojtarët të sillnin armë në ambientet e stërvitjes së ekipit dhe se kjo nuk ishte hera e parë që ai kishte drejtuar armë ndaj një shoku skuadre.

    “Arsyeja pse është e vështirë për botën e jashtme ta kuptojë është, ‘Armë në dhomën e zhveshjes, armë në punë,’” tha ai. “Teknikisht po, por teknikisht jo, sepse kjo është ndërtesa jonë, është ndërtesa më e sigurt për ne. Është më e sigurt se shtëpitë tona sepse ka siguri.”

    Ai shtoi se shpesh lojtarët linin bizhuteritë dhe armët në dhomat e zhveshjes për të shmangur probleme gjatë udhëtimeve mes shtëpisë, arenës dhe klubeve të natës.

    Në lidhje me incidentin me Crittenton, Arenas dhe shoku i tij i skuadrës u pezulluan nga komisioneri i NBA-së, David Stern, për pjesën e mbetur të sezonit 2009-10, një periudhë prej rreth katër muajsh. /GazetaExpress/

    Nga Rubrika
    Sport13 Shkurt 2025
    Tridhjetë ish-fitues të trofeut të Topit të Artë morën pjesë në një votim për të vendosur se kush është ‘Lojtari i Shekullit’,...
    Sport13 Shkurt 2025
    Trajneri i futbollit, Rafet Prekazi, e ka parë skuadren e Fenerbahce si favorit në ndeshjen me Anderlecht në Europa League, por duke thënë...
    Sport13 Shkurt 2025
    Një djalosh me emrin Lorenzo ka ndërruar jetë sot, derisa ditë më parë ai ishte takuar me Kylian Mbappe Lorenzo, ishte takuar...
    Të tjera
    Lajme13 Shkurt 2025
    Analisti Lulëzim Peci tha se nëse presidenti amerikan nuk do t’i dërgojë letër urimi Kosovës për përvjetorin e pavarësisë do të ishte...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Televizionin Dukagjini Mehmet Krasniqi, theksoi rëndësinë e stabilitetit...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se nuk janë duke e penguar Albin Kurtin e Lëvizjen Vetëvendosje që...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë, ku u përfshinë dy automjete dhe një kamionetë dhe për pasojë...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,...
    Vip13 Shkurt 2025
    Opinionisitja e ‘Big Brother VIP Albania’ Neda Balluku kohë pas kohë është aktive në rrjete sociale. Postimet e Nedës me fëmijët janë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.