×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Si t’i përgjigjeni pyetjes: Çfarë do të bëni nëse nuk e fitoni këtë pozitë?

    FrontOnline
    04 Janar 2021

    Kur jeni duke u intervistuar për një pozicion të brendshëm në një kompani, mund të pyeteni se çfarë do të bëni nëse nuk do ta merrni punën për të cilën po intervistoheni. Ai dëshiron të dijë nëse ju shqetëson vetëm mundësia e avancimit apo kompania në tërësi. Në fakt ata duan që ta avancojnë një person, i cili do të vazhdojë të rritet me organizatën me kalimi e kohës, e jo të heqë dorë prej saj në rastin më të mirë që i vjen.

    Është mirë që t’ia bësh vetes të njëjtën pyetje para intervistës dhe të bësh një përmbledhje të planeve tua për të ardhmen, pas kësaj ta krijoni një përgjigje të mirë. Cilat janë qëllimet tuaja afatgjata në karrierë? Cilin titull pune shpresoni ta fitoni kur të shkoni në një punë tjetër? Cilat aftësi shpresoni t’i fitoni atje? A mund t’i merrni këto gjëra këtu, apo duhet të vazhdoni më tutje?

    Si të përgatiteni për këtë pyetje?

    Sigurisht që edhe nëse e dini me siguri, që do të largoheni nga kompania Brenda disa viteve të ardhshme, nuk do ta tregoni atë informacion gjatë intervistës.

    Në vend të kësaj, kur ju bëhet kjo pyetje, formuloni një përgjigje, që u përgjigjet shqetësimeve të tyre. Mundohuni t’i përcaktoni qëllimet e tyre dhe tuajat!

    Për shembull, ata do të duan të dinë që ju do të mbështesni personin që merr këtë punë, në rast se ju nuk përzgjidheni.

    Një përgjigje e mundshme:

    “Unë jam i përkushtuar ndaj kësaj kompanie dhe avancimit të saj, kështu që, nëse nuk zgjidhem, unë do të punoj me dhe do të mbështes këdo që mund të zgjidhet. Sidoqoftë, unë mendoj se përvoja ime në departament dhe në ekip do të më bënte kandidatin më të mirë.”

    Më shumë shembujt të përgjigjeve

    Sigurisht, përgjigja juaj duhet të ndryshojë, varësisht nga pozita, kompania dhe planet tuaja të karrierës. Nëse po planifikoni të vazhdoni të kërkoni vende të lira pune në kompani, mund ta përmendni atë. Tregoni po ashtu edhe nëse doni të zhvilloni aftësi të caktuara ose të fitoni përvojë për t’ju bërë një kandidat më të mirë për rolet në të ardhmen.

    Përgjigje të tjera shembull:

    Unë do të vazhdoj të kërkoj në këtë fushë për një pozitë tjetër, që do të përshtatet me orarin dhe qëllimet e mia.
    Unë do të vazhdoj të shoh për vende të lira të punës brenda kompanisë sonë/tuaj dhe mundësitë për avancim.
    Jam duke eksploruar më shumë trajnime dhe duke marrë kredenciale të mëtejshme për të rritur kualifikimet e mia për avancim.
    Unë do të konsideroj zgjerimin e kërkimit tim, për të përfshirë disa industri të ndryshme që punësojnë njerëz me kohë të pjesshme.
    Ndihem sikur kjo do të ishte një përshtatje e mirë për mua, kështu që shpresoj se nuk do të duhet të mendoj shumë për këtë!
    Përfitimet e aplikimit për pozita të brendshme

    Në rastet kur aplikoni për një pozitë në kompaninë që tashmë vetëm që jeni pjesë e saj, është një shans për t’u promovuar para intervistuesve dhe anëtarëve që e bëjnë përzgjedhjen. Ju mund të keni aftësi dhe përvoja të atilla që pozita në të cilën aktualisht jeni nuk ju lejon që t’i shfrytëzoni. Prandaj, mbikëqyrësit dhe bashkëpunëtorët tuaj mund të mos jenë të njohura për to. Përditësimi i CV-së tuaj dhe prezantimi në intervista të brendshme është një mënyrë për të reklamuar talentin tuaj të pashfrytëzuar.

    Ndodhë madje që pasi të keni aplikuar në një pozitë, ta kuptoni që nuk është pozita që do t’ju përshtatej më së shumti. Apo ndodhë që ata kanë një kandidat tjetër që e preferojnë. Mos u zhgënjeni, nuk keni humbur kohë e as mund! Sepse intervistuesit do t’ju kujtojnë kur ka hapje dhe promovime në të ardhmen.

    Ju mund të merrni po ashtu, një ofertë për të plotësuar një pozitë kur dikush është me leje ose udhëton, duke ju lejuar të mësoni një funksion të ri.

    Mangësitë e aplikimit për pozita të brendshme

    Përveç të mirave, janë edhe disa mangësi rreth aplikimit për një pozicion të brendshëm: Nëse nuk përzgjidhesh, do t’i shohësh personat që të kanë refuzuar në baza ditore. Kjo është një situatë tjetër prej intervistave tipike të punës, kur edhe pasi të mos jeni përzgjedhur, nuk do t kesh rastin t’i shohësh intervistuesit, ndoshta për gjithë pjesën tjetër të mbetur të jetës.

    Por, kjo nuk do të thotë që aplikimi për punë të brendshme është një ide e keqe- vetëm se duhet të jeni përgatitur të mendoni edhe për mospranimin. Nëse e dini se mund të jeni i demoralizuar më pas, duhet të mësoni se si të përballeni me zhgënjimin dhe të mos lejoni që ai të ndikojë në pjesën tjetër të punës!

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lifestyle23 Prill 2024
    Duart janë një barometër i mirëqenies sonë dhe ndryshimi më i vogël mund të nënkuptojë një problem serioz shëndetësor në pjesë të...
    Lifestyle23 Prill 2024
    Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që ju duhet për të çuar përpara projekte...
    Lifestyle22 Prill 2024
    Dashi Ekzistojnë mundësitë që kjo e sotmja të jetë një ditë irrituese për ju në orët e para të mëngjesit. Duhet të...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili tha se Kosova vazhdon të përballet me korrupsion serioz qeveritar, dhe se ka...
    Sport23 Prill 2024
    Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) do të ketë një tjetër kampionat të rëndësishëm e sfidues. Prej 5 deri më 12...
    Lajme23 Prill 2024
    Parlamenti Evropian të martën ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në Kosovë, të...
    Front TV23 Prill 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka quajtur shpifje raportimet e mediave për shlyerjen e borxheve në forma...
    Lajme23 Prill 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar me shqetësim raportin e fundit të Departamentit amerikan të shtetit, për Kosovën për vitin 2023. Ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Qytetarët serb në katër komunat veriore kanë bojkotuar votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë. Nga rreth 45 mijë qytetarëve me të drejtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.