×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Si të udhëtoni me një çantë të vetme

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Ka udhëtime dhe ka udhëtime të lehta. Nëse jeni tipi i personit që dëshiron të marrë gjithçka me vete kur udhëtoni, kjo mund të shkaktojë një siklet. Pra, çfarë është udhëtimi i lehtë? Do të thotë që udhëtoni me një çantë të vetme dhe mund të habiteni me sa pajisje mund të paketoni në një çantë të vetme.

    Qasja minimaliste

    Kur përgatiteni për udhëtime, bëni vetes një pyetje të thjeshtë, “A kam vërtet nevojë për këtë?” Nëse përgjigjja e sinqertë është jo, atëherë mos e përfshini atë në çantën tuaj. Si rregull i përgjithshëm, duhet të synoni që çanta juaj të mos jetë më e rëndë se 15 kilogram.

    Zgjedhja e një çante udhëtimi

    Ky është çelësi për të qenë në gjendje të udhëtoni me lehtësi, kështu që të jeni të gatshëm të investoni në një çantë udhëtimi me cilësi të mirë. Ju mund të preferoni një çantë me rrip të gjatë, të cilin e vendosni mbi shpatull për mbajtje të lehtë ose ekzistojnë çanta të tipit shpinës, të cilat janë krijuar për të mbartur deri në 30 kilogram me lehtësi. Pastaj ka lloje të valixheve, të cilat janë gjithashtu shumë praktike, në varësi të preferencës suaj personale. Çfarëdo stili që të zgjidhni, përgatituni të investoni, pasi cilësia e lartë është thelbësore nëse dëshironi që çanta të zgjasë.

    Produkte specifike të udhëtimit

    Nëse kompleti juaj i higjenës personale është i dizajnuar mirë, ai përmban gjithçka që ju nevojitet, por nuk kërkon shumë hapësirë. Në vend që të hidhni furçën tuaj të dhëmbëve, pastën dhe të tjerat në çantën tuaj, investoni në një çantë personale për higjienën që përmban gjithçka që ju nevojitet.

    Vendosja e veshjeve

    Në vend se thjesht të palosni bluzat dhe mbathjet tuaja, pse të mos i rrotulloni? Kjo kursen shumë hapësirë, duke ju lejuar të përfshini sende që përndryshe do të ishin të pamundura në një çantë të vetme. Kjo është një hile e vjetër e cila funksionon shumë mirë.

    Nga Rubrika
    Lifestyle15 Korrik 2025
    Askujt nuk i pëlqen të dëgjojë se ka kolesterol të lartë, por lajmi i mirë është se ky problem mund të lehtësohet...
    Lifestyle14 Korrik 2025
    Kosi është një opsion i preferuar dhe i shëndetshëm për mëngjes ose meze të lehtë, është i pasur me probiotikë, kalcium, zink...
    Lifestyle11 Korrik 2025
    Dashi Financiarisht, mund të keni shpenzime të papritura. Në punë, do të keni mundësi për bashkëpunim dhe njohje. Në çështjet e dashurisë,...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.