×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Si të kufizoni konsumin e alkoolit gjatë verës

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Dëshira për të kaluar pushimet e verës nën kënaqësinë e alkoolit dhe zbulimit të vendeve të reja është e madhe, por ju mund ta kontrolloni sasinë e alkoolit për të kufizuar dëmin në shëndet dhe për të qenë më të kënaqur me veten.

    Pika më argëtuese është shoqërimi me njerëzit, bisedat dhe ndarja e eksperiencave me ta, mjedisi i shkujdesur dhe nuk keni përse të mbështeteni gjithnjë tek alkooli gjatë shijimit të pushimeve të verës.

    Ja se çfarë mund të bëni për të kufizuar alkoolin.

    Ndiqini ndeshjet sportive në shtëpi

    Nëse i shihni ndeshjet sportive me miqtë jashtë shtëpisë shanset janë të garantuara që ta tejkaloni konsumin normal të pijeve. Në vend që të zgjoheni të nesërmen me një dhembje koke, rezistojini tundimit dhe organizoni një festë në shtëpi ku mund të konsumoni edhe ushqim për ta thyer atmosferën e pijeve.

    Mos pini kurrë vetëm

    Nëse mësoni të pini kur jeni vetëm, kjo do ta bëjë më të lehtë mësimin e zakonit të konsumit të pakontrolluar të alkoolit.

    Mos pini kurrë nga mërzia

    Jeta mund të ketë shumë periudha të vështira, por nuk keni përse i shoqëroni ato me alkool dhe dehje.

    Mos e ktheni pijen në zakon

    Analizoni përditshmërinë tuaj dhe kuptoni nëse keni një zakon të të pirit, nëse kjo është e vërtetë, gjeni një zëvendësim të shëndetshëm.

    Zëvendësojeni pijen

    Konsumoni lëngje frutash ose kokteje me përmbajtje më të lehtë të alkoolit. Gjithashtu nëse ‘vesi’ juaj është frekuentimi i një bari, atëherë zëvendësojeni atë me aktivitete të tjera si lojërat apo shëtitjet në natyrë.

    Pini ujë

    Vera është stina më dehidratuese e vitit për shkak të vapës dhe temperaturave të larta. Pini sa më shumë ujë për të shuar etjen.

    Hiqeni verën nga tavolina

    Në vend që të keni një shishe vere si lëngun tuaj të preferuar në tavolinën e bukës, zëvendësojeni atë me një shishe ujë.

    Krijoni rregulla për alkoolin

    Ju mund të vendosni që nuk duhet të konsumoni më tepër se një pije në ditë dhe vetëm gjatë fundjavave.

    Konsumoni ujin të parin

    Nëse jeni në një festë, pini më parë një gotë plot me ujë ose një pije tjetër joalkoolike përpara se të filloni me pijet alkoolike, sepse kështu konsumi i alkoolit do të ulet.

    Mbani një ditar pijesh

    Nëse keni frikë se gjërat do t’ju dalin nga kontrolli, mbani një ditar për pijet që konsumoni. Duke i gjurmuar gotat që rrëkëlleni, ju do t’i ofroni vetes informacion të saktë dhe do të ndërgjegjësoheni më tepër për shëndetin tuaj.

    Vendosni përse do ta lini alkoolin

    Ju mund të kërkoni të humbni disa kilogramë, të flini më mirë, të mos keni dhembje koke apo të jeni më të përqendruar në punët tuaja. Në të gjitha rastet, duhet të jeni të qartë me veten se përse doni të konsumoni më pak alkool.

    Ndërgjegjësoni edhe miqtë

    Tregojuni miqve tuaj për synimin që keni për të konsumuar më pak alkool. Ata do të jenë më të kuptueshëm dhe nuk do t’ju nxisin që të pini edhe një gotë tjerët.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lifestyle23 Prill 2024
    Duart janë një barometër i mirëqenies sonë dhe ndryshimi më i vogël mund të nënkuptojë një problem serioz shëndetësor në pjesë të...
    Lifestyle23 Prill 2024
    Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që ju duhet për të çuar përpara projekte...
    Lifestyle22 Prill 2024
    Dashi Ekzistojnë mundësitë që kjo e sotmja të jetë një ditë irrituese për ju në orët e para të mëngjesit. Duhet të...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.