[wp-story]

Diaspora

Si pasojë e aksidenteve rrugore, tre shqiptarë kanë vdekur në Itali

Si pasojë e aksidenteve rrugore, tre shqiptarë kanë vdekur në Itali
14:15 | 05 Gusht 2019

Një bilanc tragjik aksidentesh rrugore me viktima shtetas shqiptarë është shënuar këtë fundjavë në Itali.

Dorian Myftaraj 24 vjeç e Ruzhdi Karreci 34 vjeç kanë humbur jetën në akisdentin rrugor në territorin e Villorba në provincën e Trevizos.

Automjeti i tyre tij tip “Volksawagen Golf” është përplasur  për motive ende të paqarta me murin ndarës të një kantieri rrugor.  Dy shqiptarët kanë vdekur në vendngjarje.

Një tjetër aksident rrugor  të premte në Iskia i ka marrë jetën 16 vjeçarit Xhemal Velsami, i cili kishte mbërritur në Itali si turist për të takuar motrën e tij që jetonte në Itali.

16 vjeçari shqiptar u aksidentua ndërsa po ecte në këmbë. Një automjet i drejtuar nga një 40 vjeçare italiane e ka aksidentuar për vdekje e asnjë shenjë frenimi nuk është verifikuar në vendin e ngjarjes.

40 vjeçarja italiane 7 vite më parë, në 2012, kishte akisdentuar për vdekje një tjetër shtetas, një ish-karabinier në pension.

Po të premten, 5 emigrantë shqiptarë u aksidentuan me makinë në provincën e Casertas ndërsa ktheheshin nga puna. 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Automjeti i tyre ka dalë nga rruga duke u përmbysur në afërsi të komunës San Tammaro.

Një tjetër aksident rrugor por pa viktima është shënuar në provincën e Trevizos në komunën San Vendemaino. Një automjet i drejtuar nga një grua ka aksidentuar në vijat e bardha, nënën shqiptare S.S 36 vjeçe, djalin e saj S.A 8 vjeç dhe shokun e djalit K.E 8 vjeç.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera