×
  • Opinione
  • Opinione

    Si e përmbysi “barazinë gjinore” politike pranimi i Asociacionit?

    Afrim Kasolli
    12 Nëntor 2023

    Shkruan: Afrim Kasolli

    Të gjithëve na kujtohet samiti i sigurisë së BE në Granada të Spanjës. Kjo ngjarje po mbahej pak ditë pas sulmit paramilitar të grupeve terroriste nga Serbia në pjesën veriore të vendit. Kosovën e përfaqësonte Vjosa Osmani në këtë takim të liderëve evropianë. Ndërkohë, Albin Kurti i izoluar dhe sanksionuar ndërkombëtarisht qëndronte në shtëpi.

    E para defilonte në teatrin e politikës së madhe, kurse i dyti me menaxhim të çështjeve të brendshme. Mbase, duke jetuar botën e tij të pamundësive, ndërmjet vokacionit ideologjik universal dhe izolimit lokal. Një situatë ideale kjo e “kauzave feministë”. Që gratë të merren me politikë, kurse burrat me shtëpinë.

    Mirëpo, ky rend ideal “post-historik” i “barazisë gjinore” nuk pat jetë të gjatë . U përmbys sa hap e mbyll sytë. Dhe atë në samitin e BE-së në Bruksel në takimin ndërmjet liderëve evropianë dhe Albin Kurtit. Brenda atyre 20 minutave u vendos gjithçka. Madje në këtë hark “magjik” kohor ndodhi edhe përmbysja e kësaj “barazie gjinore” Me pranimin e draft-statutit të Asociacionit nga ana Kryeministrit të Kosovës u ndërruan edhe këto role “gjinore” në mes këtij “tandemi” politik.

    Kështu, Albin Kurti e rifitoi relevancën e humbur ndërkombëtare. Befasisht dhe si me mrekulli u shndërrua ne lider të paqes. Parisi është vetëm njëra nga shenjat e kësaj metamorfoze “mitike”. Tashmë ai i mori në dorë edhe një herë çështjet e mëdha të politikës, aty ku flitet për paqen, luftën, sigurinë dhe demokracinë globale. Kurse Vjosës nuk i mbeti tjetër, pos që me ish-shefin e saj të marrin pjesë në ceremoninë mortore të ish-presidentit të Finlandës Marti Ahtisari, dhe njërit prej ish-diplomatëve me meritor për pavarësinë e Kosovës.

    E gjate rrugës deri në shtetin skandinav mbase kanë pasur shumëçka të bisedojnë. Sidomos kanë kujtuar kohën se si përfundoi karriera e të parit sesi i si shkelës i kushtetutës për arsyeje politike. Fat ky që mund ta ndjek si “mallkim” edhe presidenten aktuale. Por kuptohet nëse opozita ka guxim ta adresojë këtë lëndë në Gjykatën Kushtetuese.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Opinione03 Dhjetor 2023
    Shkruan: Rexhep Qosja 1. Kur shkatërrohen sistemet e vlerave të shoqërisë e të shtetit atëherë jeta bëhet jo vetëm e padurueshme por...
    Opinione30 Nëntor 2023
    Nga Reinhard Bütikofer Fakti që njerëzit në BE janë të shqetësuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, mund të shihet nga kush po...
    Opinione29 Nëntor 2023
    Nga: Ilir Ikonomi Për të shpallur pavarësinë më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali dhe njerëzit që e shoqëronin bënë një rrugë të...
    Të tjera
    Sport03 Dhjetor 2023
    Jean Clear Todibo është aktualisht pjesë e Nice në Ligue 1 dhe po shkëlqen me këtë skuadër që aktualisht ka një nga...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Jetlir Zyberaj, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Behgjet Pacolli dhe bashkëpunëtor i ngushtë i tij e ka quajtur monstrum Naim Murselin, që...
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2023
    Burri i vdekur në Paris nga një sulm me thikë është gjerman, kurse edhe dy persona të tjerë janë lënduar me çekiç,...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Vdekja e Liridona Ademajt, i ka pikëlluar shumë kolegët e punës në Suedi. Ata shprehen dhimbjen e tyre përmes një shkrimi në...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Ish presidenti Fatmir Sejdiu thotë se është i brengosur teksa po e sheh se si po vijon dialogu midis Kosovës dhe Serbisë....
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Është përuruar murali, portret i Faruk Kukajt, si simbolikë për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me aftësi të kufizuara. “Ky mural...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.