×
  • Lajme
  • Lajme

    Si e kishte fituar Haradinaj “luftën” me Frederica Mogherinin?

    FrontOnline
    10 Shkurt 2021

    Ish-Kryeminsitri Ramush Haradinaj ishte i sigurt që Frederica Mogherini, ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, ishte përfshirë në plane dekonstruktive për ndarjen e Kosovës, prandaj një “luftë” kishte filluar mes tij e saj. Haradinaj akuzonte Mogherinin se për interesa të veta karrieriste synonte zgjidhje në dëm të Kosovës dhe koha i dëshmoi si të qëndrueshme deklaratat e tij.

    Me t’u bërë kryeministër i Kosovës në vitin 2018, Kryeministri Haradinaj u qas në temën e dialogut me Serbinë dhe për shkak të qëndrimeve të tij të palëkundura që Kosova të trajtohet barabarësisht në Bruksel, aty lindën përplasjet e forta me ish-ndërmjetësuesen e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Frederica Mogherini.

    Haradinaj ishte i bindur se Mogherini ishte e padrejtë dhe e pasinqertë në rolin e ndërmjetësueses së BE-së, prandaj ai nisi të kërkojë me ngulm tërheqjen e Mogherinit nga ky pozicion dhe zëvendësimin e saj më një tjetër zyrtar. Por jo vetëm kaq, ai kërkonte edhe përfshirjen e SHBA-së me rol primar në bisedimet Kosovë-Serbi, gjë që edhe ndodhi disa muaj më pas.

    Në dhjetor të vitit 2018 gjithçka u bë e qartë. Si pasojë e përplasjeve të forta, në Bruksel u anulua konferenca e përbashkët për media mes Haradinajt dhe Mogherinit. Krejt kjo si pasojë e kritikave të ashpra që Haradinaj i kishte adresuar drejt Mogherinit dhe BE-së për çështjen e vizave dhe të taksës ndaj Serbisë.

    Haradinaj e kishte akuzuar BE-në për neglizhencë dhe mungesë të qartë të perspektivës evropiane të vendit. Megjithatë, Haradinaj shprehej se “Kosova mbetet e vendosur për anëtarësimin në bllokun evropian, të cilin e konsideron në vazhdimësi një prioritet të saj”.

    Serbia dhe BE kërkonin në mënyrë të përsëritur tërheqjen e taksës dhe Haradinaj në këtë luftë pothuajse kishte mbetur i vetmuar, ngase presionit të jashtëm i ishin bashkuar edhe ish-presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

    “Rama e Thaçi më lanë vetëm”, kishte thënë Haradinaj në një intervistë për një media shqiptare.

    Mirëpo, taksa për bindjen e Haradinajt ishte i vetmi mekanizëm për ta ndalur ndarjen territoriale të Kosovës, një plan që tashmë ekzistonte dhe flitej hapur për të edhe në media, por edhe nga zyrtarë të lartë të shtetit.

    “Nëse unë refuzoj me ua lëkund eshtrat njerëzve në vendvarreza, duhet me më respektue atëhëre, sepse unë e kam një zor që nuk po e heqi taksën”, vazhdonte ai.

    Pas një lufte të ashpër diplomatike, Mogherinit iu hoq nga përgjegjësia procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi. Haradinaj kishte apeluar te dy kokat kryesore të BE-së se Mogherini e ka humbur rrugën. Merkel dhe Macron duket se kishin dëgjuar më në fund “bërtimat” e Haradinajt.

    “Jam shumë i kënaqur që i është heqë procesi, pra dialogu zonjës Mogherini, pra që i janë marrë këto kompetenca kaq serioze. Është mirë që ka ndodh. Ka dyshime të bazume se është folë për ndarje të Kosovës, si formë e kompensimit politik e territorial të Serbisë për njohje”, kishte thënë Haradinaj në një intervistë.

    “Kjo do të ishte një përulësi e papame. Do të ishim të përulur përjetësisht, çdo brez i yni, në çdo marrëveshjeje paqeje ka humbë territor. Pse me vazhdu më tutje praktika e njëjtë? Pse s’duhet me u ndalë njëherë, pse ne gjithë duhet me qenë të përulur? ”, kishte konkluduar ish-Kryeministri.

    Zëri i ish-Kryeministrit Haradinaj kumbonte fuqishëm kur kërkonte përfshirjen e SHBA-së në dialog. Ai shprehte mosbesim në BE-në për shkak të ngathtësisë së saj për të menaxhuar raportin Kosovë-Serbi. Ai thoshte se ky proces po shkon në pafundësi. Kërkonte njohje nga Serbia, por nuk ishte i gatshëm që këtë njohje ta shpërblejë me territor të Kosovës.

    “Çfarë mund të bëjmë është heqja e taksës ndaj mallrave serbe”, thoshte ai.

    Haradinaj kishte arritur qëllimet e tij, kishte zhvendosur dialogun nga dyert e BE-së në Uashington dhe e kishte evituar ndarjen territoriale duke ia vendosur taksën kufitare si barrierë, mirëpo Qeveria e tij ra pikërisht për shkak të këmbëngulsisë së tij, ndërkohë që pasardhësit e tij u treguan të pakujdesshëm që ta ndjekin politikën e njëjtë.

    Tani, Haradinaj është kandidat për President të Kosovës. Ai ka ende qasjen e njëjtë kundrejt Serbisë, ndonëse situata tani është më e relaksuar dhe dialogu është i suspenduar. Por përballja përfundimtare me Serbinë është e paevitueshme, prandaj qëndrueshmëria përballë diplomacisë së saj do të jetë e nevojshme pas këtyre zgjedhjeve.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, ka folur për zbatimin e ligjit të ri të komunikacionit,...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditë më parë deklaroi se mbetet i hapur për bashkëpunim me opozitën, për mundësinë e ndonjë koalicioni...
    Lajme24 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i diasporës për zgjedhjet presidenciale dhe bindshëm po prin kandidati...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Janë bërë 200 ditë që kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Fëmijët palestinezë, po vajtojnë për ëndrrat e tyre të humbura,...
    Sport23 Prill 2024
    Juventusi ka humbur me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Lazios në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, por...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëtare të Turqve të Kosovës, ka shprehur vlerësimin e lartë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.