×
  • Lajme
  • Lajme

    Si do ta kemi motin ditëve në vijim

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Ditëve në vijim “Prishtina Weather” parashikon vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Të premten në mëngjes mundësi për reshje të dobëta shiu. Nga e premta temperaturat në rënie të lehtë.

    Datat:

    28.10.2020 – Fusha të presioni të ulët të shtrira mbi rajonin tonë, do të kushtëzojnë ditëve në vijim mot me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Të enjten vonë gjatë natës dhe të premten në mëngjes priten mundësi për reshje të dobëta shiu.

    Ditën e premte do të depërtojnë në rajon masa më të freskët ajrore, të cilat zbresin lehtë temperaturat në të dy vlerat ekstreme, por gjithnjë përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.

    Në fundjavë do të mbajë mot kryesisht me vransira, ditën e shtunë, e të dielen me intervale më të gjata me diell. Të shtunën mbrëma priten mundësi për reshje të dobëta shiu.

    Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot stabil, pa të reshura me më shumë intervale me diell.

    Indeksi i cilësisë së ajrit do të luhatet përreth vlerave mesatare dhe atyre të pashëndetshme. Ditën e premte parashihet të ketë erë më të theksuar nga krahu verior që mund të përmirësoj cilësinë e ajrit në vlera të mira.

    29.10 – Paradite kryesisht me vransira, në mëngjes përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën intervale me diell, e në mbrëmje sërish me vransira.

    30.10 – Herët në mëngjes mundësi për riga shiu. Ditën vransira dhe intervale me diell.

    31.10 – Kryesisht me vransira, ditën intervale me diell. Vonë në mbrëmje priten mundësi për reshje të dobëta shiu.

    1.11 – Pjesërisht vranët me intervale më të gjata me diell gjatë ditës.

    2.11 – Vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.

    Temperaturat minimale do të luhaten nga 4C deri 8C, e maksimalet nga 14C deri 18C.

    Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 4-10m/s.

    Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Shkurt 2025
    Gazetari Flamur Gajtani ka komentuar përbërjen e emrave të kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje që morën vota më shumë. Në Rubikon...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një mori urimesh nga liderë të shumtë të shteteve të ndryshme të botës. Presidenca e Kosovës ka...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Aivo Orav, shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, deklaron se për heqjen e masave ndaj Kosovës duhet konsensusi i 27...
    Të tjera
    Vip19 Shkurt 2025
    Një moment dramatik ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, ku Livia ka përjetuar një atak paniku pas një...
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se vendi i tij duhet të fitojë besimin tek Shtetet e Bashkuara, përpara se t'i...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka shkruar në Facebook se i ka dhënë dhuratë të vogël mirënjohëse ministrit gjerman Cem...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Xhevdet Pozhari, analist politik, ka thënë se shumë deputetë, pavarësisht se kishin një numër dinjitoz votash, nuk do të jenë më në...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Misioni paqeruajtës i NATO’s në Kosovë, KFOR, ka thënë se zyrtarët amerikanë e kan bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.