×
  • Opinione
  • Opinione

    Shuplakë arrogancës

    FrontOnline
    22 Tetor 2021

    Rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve të 17 tetorit është një shuplakë e fortë arrogancës së Lëvizjes Vetëvendosje, që provoi të arrijë sukses duke u mbështetur në frymën e fitore së krijuar në zgjedhjet e përgjithshme. Një mësim i mirë për të gjitha partitë.

    Mësime të vlefshme mund të nxjerrin partitë politike në përgjithësi dhe Lëvizja Vetëvendosje në veçanti nga rezultati i zgjedhjeve të 17 tetorit. Një rezultat që vë në pah pjekurinë e votuesve, të cilët kanë arsye të tjera për t’i votuar kandidatët për kryetarë komunash, përtej dëshirave dhe planeve të lidershipit partiak.

    Përkundër që më 14 shkurt të këtij viti qytetarët i besuan më të madhe ofertës politike të Vetëvendosjes dhe të Listës Guxo, tetë muaj më vonë ata nuk votuan njëjtë. Është e kuptueshme që nuk mund të krahasohen rezultatet e zgjedhjeve lokale me rezultatin e atyre të përgjithshme, porse ia vlen të diskutohet dhe të analizohet se çfarë ndodhi, që më 17 tetor qytetarët votuan ashtu si votuan.

    Është thënë e stërthënë se zgjedhjet lokale janë më specifike dhe se kanë tjera veçori, për të cilat qytetarët hedhin votën në kuti. Kjo është e vërtetë, siç është i vërtetë edhe fakti se nuk mjafton të fitohen zgjedhjet vetëm duke shpresuar se fryma e fitores, e para tetë muajve, do të determinojë edhe arritjen e suksesit.

    Lëvizja Vetëvendosje ka arsyet e veta, për çfarë mund ta konsiderojë fitore rezultatin e 17 tetorit. Dhe është e tillë, nëse rezultati krahasohet me zgjedhjet lokale të para katër vjetëve. Por, të mos mund të fitohet asnjë komunë pa balotazh, me fuqinë që ka, do të duhej të ishte alarm për strukturat e kësaj partie. Do të duhej ekzistuar një arsye e madhe për t’u shkrirë për kaq pak kohë një besim i dhënë në mënyrë plebishitare, siç ndodhi më 14 shkurt. E pse ka ndodhur kështu ka mjaft shkaqe.

    * * *

    Që në kohën kur Vetëvendosje mori pushtetin, zëra kritikë kanë tërhequr vërejtjen e fenomenit të arrogancës së numrave. Më të drejtë është konstatuar atëherë se një fitore e thellë, me më shumë se 50 për qind, do të mund të kthehej lehtë në një arrogancë, që do të nënkuptonte një komoditet në qeverisje, që mund të ketë pasoja.

    Që kur Lëvizja Vetëvendosje nominoi kandidatët për kryetarë komunash u pa qartë se, në njëfarë forme, kjo parti synonte të korrte sukses më shumë me frymën e krijuar në shkurt të këtij viti, sesa me atë çfarë kandidatët ofronin.

    Rasti i Prishtinës tregon më së miri komoditetin e arrogancës së numrave. Kandidatin ish-ministër Vetëvendosja nuk e liroi nga detyra deri dy javë para zgjedhjeve, kur ai nisi ecjen nëpër Prishtinë. Pra, njeriun për të cilin tash e sa vjet dihej haptazi se do të kandidonte për të parin e kryeqytetit, partia vendosi ta lë që të bëjë fushatë vetëm dy javë, me siguri me logjikën se fryma do të bënte që ai të fitojë që në raundin e parë. Nuk doli kështu. Siç nuk iu dolën planet as në komunat tjera – sidomos në ato komuna ku kandiduan emra të njëjtë, që kishin dështuar edhe më parë të fitonin.

    Po të analizohen rezultatet në komuna, të cilat Vetëvendosja arriti sukses më të madh, atëherë shihet qatazi se qytetarët kanë votuar kandidatë të këtij subjekti që nuk janë të konsumuar politikisht dhe të cilët provojnë të sjellin diçka të re në mënyrën si do të qeverisnin komunat përkatëse.

    * * *

    Të provosh t’i fitosh zgjedhjet me profile politikanësh si Agim Bahtiri është gabim. Gabim i madh. Qytetarët e Mitrovicës në vitin 2013 kishin votuar Bahtirin e AKR’së për ta larguar PDK’në dhe ndikimin e njerëzve të fortë të rajonit të Drenicës në komunë. Ata ia dhanë besimin Bahtirit të AKR’së edhe më 2017. Por, një parti si Vetëvendosja, e cila vazhdimisht ka promovuar standarde të larta në qeverisje, nuk mund të arrijë sukses me të njëjtin person, tash si kandidat i saj. Mbase për parti të tjera kjo nuk don të thotë shumë, por Vetëvendosja iu ka thënë qytetarëve se standardi i deritashëm i qeverisjes nuk është i duhuri dhe se do të synojë të sjellë një qasje tjetër më të mirë, me kandidatë më të mirë. Në rastin e Mitrovicvës ka dështuar rëndë. Rezultati i zgjedhjeve të 17 tetorit duhet të jetë mësim edhe për partitë tjera. Shumica e qytetarëve sot nuk votojnë veç pse simpatizojnë një opsion politik, por kërkojnë më shumë. Integriteti e profesionalizmi i kandidatëve, si dhe puna e tyre, do të duhej të ishin primare në vlerësim. Siç do të duhej të ishte primare për partitë politike që qytetarëve t’iu ofrojnë emra kredibilë, e jo të atillë që t’iu vijë turp t’i votojnë. Të tillë ka pasur mjaft kësaj radhe, por trendi po tregon se do të harrohen shpejt.

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Opinione18 Prill 2024
    Burimi: The Guardian (Titulli origjinal: Netanyahu faces tough questions on Iran – because we Israelis don’t need any more forever wars) Shkruan:...
    Opinione17 Prill 2024
    Nga Xhezair Zaganjori: Pak ditë më parë, më 9 prill 2024, Dhoma e Madhe e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut...
    Opinione16 Prill 2024
    Nga Shlomo Ben-Ami: E ndodhur përballë kërcënimit të një fitoreje ruse në Ukrainë, Evropa duhet të vendosë se si të përballet me...
    Të tjera
    Kronika19 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit D.Ll., për shkak të veprës...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se përkujtimi i marrëveshjeve të Brukselit nga ana e kryeministrit, Albin Kurti është...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Nga data 12 deri më 18 prill në vend janë raportuar 46 raste të reja me kollën e keqe, me rritje prej...
    Sport19 Prill 2024
    Duket që Interi ka arritur marrëveshje me Lautaro Martinezin për vazhdimin e kontratës. Zyrtarizimi pritet të vijë pasi që të zyrtarizohet matematikisht...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar mbi protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku protestuesit hodhën molotov para derës së këtij...
    Sport19 Prill 2024
    Barcelona tashmë ka filluar të bëjë plane për rikthimin e tyre në ‘Spotify Camp Nou’, pasi të përfundojë puna e ndërtimit për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.