×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shumica e qytetarëve në Gjermani janë të pakënaqur me punën e qeverisë

    FrontOnline
    02 Qershor 2023

    Një sondazh tregon rënie rekord të shkallës së qytetarëve që janë të kënaqur me qeverinë në Gjermani dhe se 1 në 5 persona është i kënaqur me punën e qeverisë.

    Sipas sondazhit të zhvilluar nga transmetuesi publik ARD, partitë kryesore opozitare të Unionit Kristian Social (CDU-CSU) kanë 29 për qind të votave, Partia Socialdemokrate, e cila formon qeverinë e koalicionit, 18 për qind, Të Gjelbrit 15 për qind dhe Partia Demokratike e Lirë (FDP) 7 për qind.

    Sipas sondazhit, 79 për qind e qytetarëve janë të pakënaqur me punën e qeverisë federale. Theksohet se Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë u bë partia e tretë më e madhe në vend me 18 për qind të votave.

    Përqindja e votave të ekstremit të djathtë AfD është në të njëjtin nivel me partinë SPD të kryeministrit, Olaf Scholz. Raportohet se votuesit gjermanë janë zhvendosur në AfD për shkak të zhgënjimit në partitë e mëdha dhe të konsoliduara me politikën e emigracionit dhe rritjen e numrit të refugjatëve.

    Partia e Majtë rrezikon të bie nën pragun elektoral prej 5 për qind.

    Në zgjedhjet e mbajtura në Gjermani në vitin 2021, nga partitë që formuan qeverinë e koalicionit SPD mori 25.7 për qind, FDP 11.5 për qind dhe Të Gjelbrit 14.5 për qind. Nga partitë opozitare, CDU-CSU mori 24.1 për qind dhe AfD 10.3 për qind të votave./FrontOnline/

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Tetor 2023
    Gjatë ditës së sotme, një autobus u rrëzua nga një mbikalim afër Venedikut. Autobusi raportohet se ka marrë flakë nga përplasja pranë...
    Bota/Rajoni03 Tetor 2023
    Tre persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një qendër tregtare në qendër të kryeqytetit tajlandez, Bangkok....
    Bota/Rajoni03 Tetor 2023
    Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) pretendon se ka goditur një rrjet të madh spiunazhi rus në jug të vendit. SBU pretendoi...
    Të tjera
    Vip03 Tetor 2023
    Industria e argëtimit vjen gjithmonë me një dozë talenti dhe një spërkatje të thashethemeve të të famshmëve dhe spekulimeve romantike. Subjekti më...
    Lajme03 Tetor 2023
    Të shtëna me armë janë dëgjuar pak më herët në lagjën Kodra e Trimave në Prishtinë. Dyshohet se nga këto të shtëna...
    Lajme03 Tetor 2023
    Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka thënë se pas sulmit terrorist në Banjskë, PDK-ja ka treguar mbështetje për Policinë e Kosovës. “Policia...
    Lajme03 Tetor 2023
    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë që sulmi terrorist i 24 shtatorit mund të jetë i vetmi nga Serbia....
    Bota/Rajoni03 Tetor 2023
    Tre persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një qendër tregtare në qendër të kryeqytetit tajlandez, Bangkok....
    Lajme03 Tetor 2023
    Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby tha të martën se Serbia ka filluar tërheqjen e forcave serbe përgjatë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.