×
  • Lajme
  • Lajme

    Shumë vrasje makabre në Kosovë, vetëm tre të dënuar me burgim të përjetshëm

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    TrimorLalinovci të hënën u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e shokut të tij.

    Ai u shpall fajtor për vrasjen e kryer në dhjetor të vitit 2019, e ku gjykata gjeti se i akuzuari, me dashje, në mënyrë dinake dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kishte privuar nga jeta Shkodran Bytyqin.

    Ngjashëm si Lalinovci, në Kosovë dënimin me burgim të përjetshëm po e mbajnë edhe 3 persona të tjerë.

    Këtë e kanë konfirmuar për Front Online nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

    Por, cilat veprat kur një person duhet të dënohet me burgim të përjetshëm?

    Avokatja kosovare FehmijeGashiBytyqi, për Front Online ka treguar arsyet se kur një person    dënohet me burgim të përjetshëm.

    “Dënimi me vdekje vlen tek vrasja e fëmijës, tek vrasja e dy e më shumë personave, tek vrasjet mizore e tinëzare, tek vrasjet e personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, tek rastet e vrasjes se anëtareve të familjës”, ka thënë avokatja për Front Online.

    Por, njejtë Gjykatat nuk vepruan edhe me raste të tjera të natyrës së ngjashme, të cilat procese u rikthyen në rigjykim pasi vendimet e hodhën poshtë nga Apeli e Supremja.

    Për EhatMiftarajn nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dallimi në dënime për kryerjen e veprave të njëjta penale humbin kredibilitetin e Gjykatave.

    “Në rastet kur kemi vepër penale të cilat kryhen në rrethana të rënda si rasti i PjetërNdrecajt ku kemi të bëjmë me së paku dy viktima, gruaja e tij dhe vajza e tij, dhe në këto raste kur kemi shqiptim të dënimit të cilat nuk janë me burgim të përjetshëm e në raste pothuajse të njëjta ose më të lehta jepet dënimi me burgim të përjetshëm e dëshmon atë që ne si IKD e kemi thënë vazhdimisht që politika ndëshkimore në Gjykatat e Kosovës nuk është e njëjtë”, ka thënë ai, për Front Online.

    Njësojë po mendon edhe Rreze Hoxha nga  Grupi për studime Juridike dhe Politike.

    “Shembujt e fundit veçse e dëshmojnë që shqiptimi i dënimeve është problem sistemor në Kosovë. Kjo ngase ky sistem është jo uniform dhe jo adekuat”, ka thënë ajo.

    Hoxha theksoi se edhe pse Gjykata Supreme e ka miratuar një udhëzues për politika ndëshkimore, i njëjti nuk po zbatohet.

    Aktualisht në Kosovë, në rigjykim janë edhe dy raste të burgimit të përjetshëm, ai i NaserPajaziti dhe PjetërNdrecajt./Front Online/

     

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.