×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shumë plazhe të njohura detyrohen të mbyllen – Shkaku: Mbipopullimi dhe risku i shtimit të rasteve me Covid

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Plazhet më të njohura turistike në Spanjë u detyruan të mbyllen përkohësisht gjatë fundjavës për shkak të shqetësimeve për mbipopullim mes pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit.

    Mbylljet u raportuan përgjatë Kosta del Sol, në bregdetin jugor dhe në rajonin Andaluzian të Spanjës.

    Sipas shifrave të qeverisë rajonale, rreth 55 plazhe u mbyllën gjatë ditës së Dielë, sikurse u raportua edhe nga mediat lokale në Malaga. Malaga ishte krahina më e prekur, e ndjekur nga Cadiz dhe më pas Huelva.

    Fluturimet për në Andaluzi rifilluan në fund të muajit të kaluar, pasi hotelet, restorantet dhe baret kanë filluar të rihapin gradualisht dyert e tyre për turistët.

    Sidoqoftë, rajoni mbetet në qendër të vëmendjes pasi më shumë se 90 njerëz u raportuan se kishin testuar pozitivë për Covid-19 javën e kaluar.

    Infeksionet u regjistruan në një qendër të Kryqit të Kuq në Malaga, skena e shpërthimit të parë të ri të krahinës që nga fundi i gjendjes së jashtëzakonshme të Spanjës më 21 qershor.

    Në total, pesë nga tetë provincat e Andaluzisë tani kanë raportuar shpërthime të reja të Covid-19.

    Qeveria Spanjolle gjithashtu u detyrua të vendosë një rajon të dytë në bllokim të Dielën pas një rritjeje të rasteve me koronavirus.

    Njerëzit do të ndalohen të hyjnë ose të largohen nga La Marina, afër Lugo në Galicia, për pesë ditë nga mesnata e së Dielës, përveç se për arsye pune.(Independent)

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....
    Ekonomi26 Mars 2024
    Fiks 6 miliardë euro kanë kosovarët të depozituara nëpër bankat komerciale vendore. Kështu thonë të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për...
    Ekonomi26 Mars 2024
    Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt të këtij viti. Sipas të dhënave që ka publikuar...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Policia e Kosovës në dy raste të ndara, në tre rajone të ndryshme ka sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara për kokainë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë mendime të ndryshme sa i përket meritave për avancimin e Kosovës drejtë anëtarësimit në...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka goditur opozitën lidhur me investimet për blerje të sistemeve të armatimit, ku ka thënë se...
    Lajme29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Lajme29 Mars 2024
    Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i...
    Sport29 Mars 2024
    Boksieri shqiptar, Florian Marku është duke u përgatitur për meçin e së dielës, ndaj Chris Kongo. Dje në konfernecë për media dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.