[wp-story]

Bota/Rajoni

Shumë gjermanë po refuzojnë të vaksinohen me AstraZenece

Shumë gjermanë po refuzojnë të vaksinohen me AstraZenece
21:00 | 17 Shkurt 2021

Disa provinca gjermane raportojnë se qytetarët e tyre kanë shprehur pak interes për vaksinën e ndërmarrjes britanike-suedeze, AstraZenece për shkak të raporteve të mediave në lidhje me efektivitetin e zvogëluar të saj kundër coronavirusit.

“Shumë anuluan takimin e tyre të vaksinimit kur dëgjuan se duhet të vaksinoheshin me AstraZeneca”, tha ministria e shëndetësisë e shtetit federal të Nordrhein-Westfalen.

Në qytetin Muenster në veri të kësaj krahine, 30 përqind e stafit mjekësor të mjediseve shëndetësore të qytetit refuzuan të vaksinohen me këtë vaksinë, raporton bloomberg.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn tha të mërkurën se vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe efektive. “Unë do të vaksinohesha menjëherë me këtë vaksinë”, tha Spahn. Sipas tij, reagimet ndaj kësaj vaksine nuk janë më të shpeshta sesa me vaksinat e tjera.

Skepticizmi në lidhje me këtë vaksinë ekziston për shkak të efikasitetit dukshëm më të ulët se vaksinat nga prodhuesit e tjerë, të tillë si Biontech/Pfizer dhe për shkak të aktivitetit të zvogëluar tek të moshuarit.

Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company

Të tjera