[wp-story]

Lajme

Shumë fytyra të vjetra në listat e reja

Shumë fytyra të vjetra në listat e reja
09:00 | 07 Shtator 2019

Shumica e ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës, do të kandidojnë edhe për një mandat në zgjedhjet e 6 tetorit në vend.

Nuk mungojnë as kandidatë të rinj, të cilët së fundmi u janë bashkëngjitur partive politike.

Gjatë ditës së djeshme subjektet politike në vend kanë dorëzuar në KQZ listat me kandidatët e tyre për deputetë.

Në këto lista prijnë ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës, derisa nuk mungojnë as kandidatë të rinj, të cilët së fundmi u janë bashkëngjitur partive politike.

Disa nga ish-deputetët që kanë mbetur jashtë listave për kandidatë për deputetë janë: Faton Topalli, Aida Dërguti, Ramiz Kelmendi e Naser Osmani.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera