×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Shtyhet rigjykimi ndaj të akuzuarit për vrasjen e vitit 2017 në Rahovec

    FrontOnline
    24 Gusht 2020

    Është anuluar seanca e rigjykimit ndaj të akuzuarit për vrasje, Feriz Hoti, e paraparë që të mbahej të hënën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

    Feriz Hoti po akuzohet se më 17 maj 2017, rreth orës 02:00, në fshatin Ratkoc të Rahovecit, me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Hamdi Isufi.

    Sipas zëdhënësit të gjykatës së lartpërmendur, Lekë Muqaj, seanca është shtyrë me kërkesë të prokurorit Ali Uka, për shkaqe shëndetësore të tij.
    Ndryshe, Gjykata Themelore në Gjakovë në shtator të vitit 2018, të akuzuarin Hoti e kishte liruar nga akuza për vrasje dhe armëmbajtje pa leje në mungesë të provave.

    E kundër këtij vendimi ankesë në Gjykatën e Apelit kishte ushtruar Prokuroria Themelore në Gjakovë.

    Më pas, Gjykata e Apelit me 7 maj 2019, e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, duke e kthyer kështu në rigjykim dhe vendosje rastin në fjalë.

    Sipas Apelit, aktgjykimi i shkallës së parë duhet anuluar dhe në rigjykim duhet që për vërtetim sa më të plotë të gjendjes faktike të bëhet edhe ballafaqimi i dëshmitarit Bajram Morina me të akuzuarin Feriz Hoti, dhe i njëjti të deklarohet se a është i akuzuari personi i cili ka gjuajtur me armë, ngase dëshmitari ka deklaruar se vendi ku ka ndodhur ngjarja ka qenë me ndriçim dhe se ka mundur ta sheh se a është ky person që ka gjuajtur me armë apo jo.

    Sipas aktakuzës, Feriz Hoti, akuzohet se më 17 maj 2017, rreth orës 02:00, në fshatin Ratkoc të Rahovecit, me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Hamdi Isufi.

    Ai akuzohet se në natën kritike, i ndjeri së bashku me Muhamet Kiqmarin, Liridon Sylejmanin dhe Evan Potera, me qëllim të vjedhjes tentojnë ta thyejnë marketin “Rama F”, pronë e të akuzuarit Feriz Hoti dhe pas zhurmës së shkaktuar të njëjtit hetohen nga pronari, i cili del në oborr dhe me një pushkë shtien në drejtim të tyre, ku është qëlluar tani i ndjeri Hamdi Isufi, i cili nga plagët e marra ka vdekur në vendin e ngjarjes.

    Me këtë rast, Feriz Hoti, akuzohet se ka kryer veprën penale “vrasja” nga neni 178 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Hoti, gjithashtu akuzohet se deri në ditën kritike, pa autorizim ka poseduar armë të llojit “AK-47”, me çka ka kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1 i KPRK. /BetimipërDrejtësi

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Para një muaji Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ia anuloi ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa pjesën e vendimin që...
    Lajme08 Shtator 2024
    Një zjarr i ndezur në lagjen Taukbahçe të Prishtinës ka bërë që ambienti në atë zonë të ndotet. Tymi i madh ka...
    Lajme08 Shtator 2024
    Ndonëse nuk është bërë e ditur data e takimit të ardhshëm mes Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së, i deleguari i...
    Të tjera
    Sport08 Shtator 2024
    Nesër me fillim nga ora 18:00. Kosova do ta luajë ndeshjen e radhës kundër Qipros. “Dardanët” do të kërkojnë këndelljen pas humbjes...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur në Shkodër. Kjo si rezultat i të shtënave me armë në fshatin “Golem”, rreth orës 17:50....
    Lajme08 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se me vëmendjen e duhur të shtetit, shkohet drejt zbulimeve të reja arkeologjike. “Arkeologjia si asnjëherë...
    Lajme08 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë disa foto nga ceremonia e zbulimit të shtatores së ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova. Shtatorja u...
    Lajme08 Shtator 2024
    Dega e PDK-së në Zvicër ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë, në të cilën u krijua Shtabi Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi në një mbledhje të Asamblesë së Partisë Socialiste se shumë shpejt do të prezantohet një plan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.