×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Shtrenjtohen biletat e autobusëve, transportuesit arsyetohen me rritjen e çmimit të derivateve

    FrontOnline
    20 Tetor 2021

    Çmimi i derivateve të naftës është ngritur dukshëm në Kosovë.

    E bashkë me këtë ngritje, qytetarët tani po paguajnë më shtrenjtë edhe biletën e autobusit.

    Disa kompani të autobusëve tashmë kanë nisur t’i ngrisin çmimet e biletave.

    Nga kjo ngritje e çmimit më së shumti po pësojnë studentët.

    Studentja Manjolla Gjini për të ardhur deri në Prishtinë sot, ka ndërruar disa linja të autobusit.

    E ndryshimin në çmim e ka vërejtur në autobusin e linjës Ferizaj-Prishtinë.

    Nga një euro sa ka qenë çmimi për studentë, tani sipas saj, është bërë 1.50 euro.

    “Po studente jam dhe vi nga Kaçaniku. Kemi pasur ngritje të çmimit Ferizaj-Prishtinë tash është bërë 1.50 më herët ka qenë 1 euro. Ky çmim i ka dëmtuar studentët, nga Kaçaniku në Ferizaj nuk ka pas ngritje, mendoj se ky çmim duhet me qenë siç ka qenë më herët”, tha ajo.

    E qytetarja Dalina Vranovci, tha se çmimi i biletave është ngritur si pasojë e çmimit të naftës.

    “Po ka pasur ngritje të çmimit për 50 centë, sidomos për pjesën e studentëve. Mendoj se është i lartë sepse studentët  ka që udhëtojnë çdo ditë edhe 1.50 euro është çmim i lartë, duke e pasur parasysh se nuk punojnë dhe nuk kanë të ardhura. Çmimi është i lartë, por këtu mendoj se nuk është faji i kompanive të autobusëve, por është faji i politikave dhe çmimi i naftës”, tha ajo për Front Online.

    Përveç Ferizajt, ngritje të çmimit të biletave ka pasur edhe për linjat Prishtinë-Drenas dhe Prishtinë-Skenderaj.

    Zenel Tvorani, i cili sot po udhëtonte për në fshatin Terstenik të Drenasit, tha se kjo ngritje e çmimi të biletave është e larë duke i pasur parasysh pagat në Kosovë.

    “Kemi ngritje të çmimit të biletave çmimi ka qenë 1 euro tani është 1 e 50 euro, me kushtet tona ngritja e çmimit është e madhe. Tash janë shtrenjtuar edhe derivatet për kushtet tona çfarë jetese kemi, çfarë paga kemi shumica e papunë, çmimet janë të larta”, tha ai për Front Online.

    Kurtishaj: Shoqata nuk e ka rritur çmimin e biletave, por kompanitë

     

    Kryetari i Shoqatës së Transportit rrugorë, Ruzhdi Kurtishaj, për FrontOnline, tha se ngritja e çmimit është bërë në mënyrë individuale nga agjencinë, jo ne emër të shoqatës.

    “Çmimi nuk është rritur në emër të shoqatës, por e kanë rritur kompanitë në mënyrë individuale”, tha Kurtishaj.

    E kjo ngritje e çmimit të  biletave sipas, Kurtishajt është e arsyeshme, duke pasur parasysh, ngritjen e çmimit të naftës dhe produkteve tjera për mirëmbajtjen e autobusëve.

    “Sektori i transportit rrugorë është më i  dëmtuari në Kosovë. Kjo nuk ka të bëjë me pandeminë por ka të bëjë edhe para pandemisë, pra ne jemi sektori më i dëmtuar për shkak  të ligjit të brendshëm të tatimit mbi vlerën e shtuar. E dyta ka të bëjë më pandeminë e cila e ka shkatërruar këtë sektor, kësaj të fundit i shtohet edhe ndryshimi i madh i çmimit të naftës apo rritja drastike e çmimit të naftës sa ka qenë në periudhën e njëjtë  të vitit të kaluar diku rreth 1 euro e tani është diku rreth 1.28 pra kemi diku 30 % rritje të çmimit të naftës”, tha ai për Front Online.

    Berjani: Çmimet e derivateve të naftës do të ngriten deri në fund të vitit

    Ngritja e çmimit të derivateve të naftës nuk do të përfundon me kaq.

    Ngritje pritet të ketë edhe ditëve në vijim.

    Këtë e ka bërë të ditur, për FrontOnline, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovë, Fadil Berjani.

    “Sipas informatave pritet se nuk do të ketë ndalje, do të ketë rritje deri me 1 janar. Pas janarit pritet që të ketë prodhim më shumë të derivateve dhe kur kemi prodhim të derivateve më tepër edhe çmimi besoj që është më i lirë”, tha ai për Front Online.

    Berjani tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut, sa i përket çmimit të derivateve të naftës janë më të lirat në rajon.

    “Sa i përket ngritjes së çmimit sot në Kosovë çmimet sillen 1.16 deri në 1.22 nafta ndërsa benzina sillet 1.20 deri në 1.27 përafërsisht. Ne në regjion jemi më të lirët, sot në Shqipëri 1.52 është nafta dhe 1.55 është benzina. Sa i përket çmimit ne jemi më të lirët në regjion përveç Maqedonisë së Veriut e cila e ka akcizën për naftë 22 cent më të ulët ndërsa benzinën e kemi të njëjtë”, tha ai për Front Online.

     

     

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se është në hartim projekti për zgjerimin e rrugës Istog – Pejë –...
    Lajme19 Prill 2024
    Gjatë vitit 2023 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur pesëmbëdhjetë aktakuza për krime lufte kundër popullatës civile, sipas raportit “Fillimi...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në 11-vjetorin e marrëveshjes së parë Kosovë – Serbi, ka thënë se të gjitha marrëveshjet arritura...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë masa për të ndihmuar Finlandën që të ndalë fluksin e emigrantëve përmes Rusisë, tha kryeministri finlandez, Petteri...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në ceremoninë e nisjes së punimeve kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës,...
    Lajme19 Prill 2024
    Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e dhunës me bazë gjinore, duke përkujtuar se Kosova...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Zëvendës Presidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në programin solemn “Dita e Ulqinit - Folklori i Ulqinit”, organizuar nga Ambasada...
    Lajme19 Prill 2024
    Dje ka diplomuar gjenerata e 59-të e policisë së Kosovës, ku 445 pjesëtarë të rinj kanë veshur uniformen dhe sot kanë nisur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.