×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtrenjtimi i bukës/ Mullisët tregojnë nëse ka rritje të çmimit të miellit

    FrontOnline
    26 Shtator 2022

    Ditëve të fundit në Kosovë përveç rritjes së çmimeve në produkte esenciale ushqimore ka pasur ngritje edhe në çmimet e bukës.

    Nga kjo e shtunë, banorët e Fushë Kosovës do t’i paguajnë 60 cent për një bukë.

    Megjithatë çmimeve të ngritura të bukës, ngritje në çmimet e miellit nuk do të ketë.

    Kështu ka thënë për Front Online, kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu.

    Zejnullahu tha se mielli nuk është arsyeja e ngritjeve të çmimit të bukës tek furrtarët.

    “Mielli nuk është shtrenjtuar dhe nuk ka ndonjë parashikim që të ketë ngritje të miellit. Furrtarët për ngritje të çmimeve të bukës ndoshta kanë ndonjë arsye tjetër, por mielli nuk është arsye për ngritje të çmimeve”, potencoi ai.

    Zejnullahu ka thënë se ka sasi të mjaftueshme aktualisht të miellit në vend.

    “Kemi sasi të mjaftueshme të grurit dhe të miellit, kjo sasi nuk di a është e mjaftueshme edhe për vitin e ardhshëm varët në situatën globale që ndodh, por aktualisht jemi mirë me situatën me miellin”, u shpreh Zejnullahu.

    Ndryshe, inflacioni vjetor në Kosovë deri në muajin gusht 2022, ka arritur në 13 për qind, ka treguar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Kjo rritje e inflacionit përkthehet me rritjen enorme të çmimeve të shumë produkteve ushqimore në Kosovë këtë vit./FrontOnline

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.