×
  • Lajme
  • Lajme

    Shteti pa plan për kthimin e kosovarëve nga Siria, në mesin e tyre edhe 30 luftëtarë të ISIS-it

    FrontOnline
    03 Tetor 2020

    Rreth 100 kosovarë të mbetur në vatrat e luftës në Lindjen e Mesme, në mesin e të cilëve 40 janë fëmijë, nuk dihet se kur do të kthehen në vend. Ani pse Qeveria ka emëruar koordinator të veçantë për luftimin e terrorizmit e atë e udhëheq Ministri i MPB’së, Agim Veliu, në ekzekutiv nuk kanë ndonjë plan për këtë çështje.

    Në muajin prill të 2019-tës, 110 kosovarë që kishin mbetur në Siri ishin pjesë e një aksioni të organeve të sigurisë vendore për riatdhesimin e tyre. Kthimi i shumë burrave, grave e fëmijëve nuk i dha fund numrit të kosovarëve që për vite kishin udhëtuar për në vatrat e luftës në Lindjen e Mesme.

    Rreth 100 kosovarë dyshohet se kanë mbetur ende në Siri, e në mesin e tyre janë edhe 30 ish ‘ushtarë të ISIS’it.

    Gazeta Express nga burime të informuara në organet e sigurisë kishte mësuar se arsyeja pse kthimi i tyre ka zgjatur më shumë se për grupin e parë është sepse të njëjtit janë në zona të rrezikshme e rrjedhimisht sjellja e tyre është më e vështirë. Të kthyerit e valës së parë paraprakisht kishin komunikuar me Kosovën. Këta kishin qëndruar në një kamp të monitoruar nga kurdët, e disa të tjerë ishin afër tyre. Të gjithë këta, 110 persona, që kishin ditur për operacionin ishin bashkuar për t’u sjellë ashtu në Kosovë.

    Se kur do të ketë operacion për kthimin e valës së dytë nuk e dinë në institucionet e Kosovës.

    “MPB aktualisht nuk ka asnjë plan për këtë çështje”, kanë thënë nga Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të pyetur për operacionin e kthimit, si dhe për planet e këtij dikasteri.

    Qeveria në krye me Avdullah Hotin nuk ka plan për riatdhesim të shtetasve të Kosovës që po qëndrojnë në Siri, ani pse ndër vendimet e para që kanë marrë në ekzekutiv ishte ai i emërimit të një koordinatori të veçantë për parandalimin e ekstremizmit dhe luftimin e terrorizmit.

    Për riatdhesimin e tyre nuk kanë folur as në Ministrinë e Drejtësisë që udhëhiqet nga Selim Selimi.

    Pas kthimit të grupit të parë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur disa aktakuza për të kthyerit nga Siria.

    Nga fillimi i konfliktit të armatosur në Siri dhe Irak, Kosova printe në rajon me numrin më të lartë të qytetarëve që udhëtuan drejt zonave të luftës.

    Në total, numri i kosovarëve që shkuan në Siri dhe Irak, llogaritet të jetë rreth 400 duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë.

    Plan të veçantë për kthimin e tyre nuk kanë as në dokumentin e hartuar për punën e këtij ekzekutivi.

    Dy javë më parë ndërkaq, Veliu ka mbajtur një takim në cilësinë e koordinatorit duke njoftuar për hartimin e Strategjisë Shtetërore për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe luftimit të Terrorizmit.

    Ky grup është i përbërë nga përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, autoriteteve lokale, përfaqësues të bashkësive fetare dhe shoqërisë civile.

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur në një mënyrë të veçantë në Kalabri. Fëmijët në Kalabri kanë kënduar në...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit pasi ka një tendencë për ta...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosove se është hapur regjistrimi për votim në katër komunat...
    Lajme29 Mars 2024
    Brukseli po kërkon nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin me zbatimin e pikave të marrëveshjes të pavarura nga njëra-tjetra. Zëdhënësi i...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Belegut e Irzniqit të Deçanit si dhe të Poterqit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrimin e tij pro themelimit të cdo komisioni hetimor dhe se për këtë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.