×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Shteti ku njerëzit po shkojnë me dëshirë në burg

    FrontOnline
    20 Janar 2025

    Japonia, e njohur për jetëgjatësinë dhe shkallën e ulët të lindshmërisë, po përballet me një fenomen të papritur social.

    Gjithnjë e më shumë të moshuar po kryejnë krime të vogla me qëllim që të përfundojnë në burg.

    Ky fenomen nxjerr në pah probleme të thella si izolimi social, varfëria dhe pamjaftueshmëria e sistemit të mirëqenies sociale.

    Në burgjet japoneze, plakja e popullsisë reflektohet edhe brenda mureve të institucioneve penale.

    Në burgun e grave të Tochigi-t, më i madhi në vend, gratë e moshuara marrin ndihmë për ushqim dhe ilaçe. Për disa prej tyre, burgu ofron një stabilitet që jeta jashtë nuk mund ta garantojë.

    Një prej këtyre rasteve është Akiyo, 81 vjeçe, e cila po vuan dënimin për vjedhje ushqimi. Për të, burgu nuk është ndëshkim, por strehë. “Kjo jetë është më e qëndrueshme për mua”, thotë ajo. Në burg ajo merr tri vakte në ditë, kujdes mjekësor dhe shoqëri, gjëra që jashtë nuk mund t’i kishte, shkruan A2 CNN-i.

    Shumë gra të tjera të moshuara e ndajnë historinë e saj. Sipas të dhënave, mbi 80% e grave të moshuara të burgosura në Japoni kanë kryer vjedhje të vogla. Shumica e tyre janë shtyrë nga varfëria, pasi 20% e personave mbi 65 vjeç jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

    Megjithëse Qeveria japoneze ka zbatuar programe për të mbështetur të moshuarit dhe për të lehtësuar riintegrimin e tyre, këto masa shpesh janë të pamjaftueshme. Për shumë persona si Akiyo, burgu mbetet një alternativë më e sigurt sesa vetmia dhe pasiguria jashtë.

    Nga Rubrika
    Lifestyle18 Shkurt 2025
    Kur flitet për lidhjet, padyshim flitet edhe për xhelozinë. Madje thuhet se ku ka xhelozi, ka dashuri. Por, duket se disa shenja...
    Lifestyle18 Shkurt 2025
    Të ushqehesh mirë është thelbësore për të qëndruar në formë dhe për të parandaluar shqetësimet apo sëmundjet. Më poshtë do t’ju zbulojmë...
    Lifestyle18 Shkurt 2025
    Qumështi dihet se është burim i shkëlqyeshëm i kalciumit, i cili është një nga elementet më të rëndësishme të trupit tonë. Ky...
    Të tjera
    Lajme19 Shkurt 2025
    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letë urimi nga Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq me...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Deputetja Hykmete Bajrami në listën e kandidatëve të LDK-së, ka bërë ngritje të madhe në vota për dallim nga zgjedhjet parlamentare të...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende po e vazhdon procesin e numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Deri tani, votat...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Gazeta e njohur gjermane, “Bild”, raportonse, sipas informatave të saj, Italia është duke u përgatitur për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Hashim Thaçi....
    Lajme19 Shkurt 2025
    Presidentja e  Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.