[wp-story]

Bota/Rajoni

Shtetet e Bashkuara lehtësojnë rregullat për eksportimin e armëve

Shtetet e Bashkuara lehtësojnë rregullat për eksportimin e armëve
10:52 | 18 Janar 2020

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka marrë vendim që t’i lehtësojë rregullat për eksportimin e armëve të zjarrit jashtë vendit. Kështu, prodhuesit do të kenë mundësi që brenda disa ditësh të shesin 20 për qind më shumë armë dhe municion.

Ndryshimi që ka qenë në shqyrtim për më shumë se një dekadë do të kalojë zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit te Departamenti i Tregtisë, ku licencat për eksport do të lëshohen shumë më lehtë tash e tutje.

“Departamenti i Tregtisë tash është më mirë i orientuar për kërkesat e licencimit që do t’i zbatojmë”, tha Rich Ashooh, ndihmës-sekretar për tregtinë, gjatë një konference për gazetarë.

Megjithatë, armët e prodhuara me teknologjinë 3D ende duhet t’iu nënshtrohen rregulloreve të vjetra. “Ky kontroll do të sigurojë mbrojtjen e interesave të jashtme dhe sigurisë kombëtare, duke e kontrolluar qasjen e të huajve në teknologjinë e prodhimit të armëve”, thuhet në një dokument zyrtar.

Plani për këtë vendim fillimisht ishte raportuar në vitin 2017 dhe është pjesë e një plani më të gjerë të administratës së presidentit Trump, shkruan “Reuters”./Front Online/

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera