Policia njofton për arrestimin e një shtetasi të Shqipërisë, nën dyshimin se i njëjti kishte planifikuar të kryej veprën shtytje dhe vrasje e rëndë në tentativë.
Rasti kishte ndodhur në tetor të vitit të kaluar, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është bërë dje.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë i policisë:
SHTYTJE & VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË/ Gjakovë 28.10.2020 – 10:00. Pas një pune hetimore me datë 28.04.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se i njëjti kishte planifikuar të kryej veprën e lartcekur. Në lidhe me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cili pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet./FrontOnline