×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtëpia luksoze e Vjosës në “Marigona Hill”: Cila është e vërteta?

    FrontOnline
    11 Shkurt 2021

    Vjosa Osmanit po i përmendet blerja e shtëpisë në lagjen “Marigona Hill”, që llogaritet si më e shtrenjta në kryeqytet. Aty ku jetojnë pasanikët dhe aty ku posedimi i pronave është përdorur në politikë, kryesisht nga Albin Kurti, për t’i sulmuar kundërshtarët.

    “Shtëpitë në lagjen Marigona” janë përmendur në Kuvend, si argument i Albin Kurtit, për t’i sulmuar kundërshtarët politikë, që kishin prona në këtë lagje. Siç duket Kurtit të majtë nuk i ka penguar që numri dy i listës së partisë së tij, Vjosa Osmani, ka shtëpi në “Marigona Hill”.

    Ndonëse një natë më parë u përfol shumë, gjatë ditës së enjte Vjosa Osmani nuk është deklaruar për shtëpinë e saj, për të cilën flet kandidati i AAK’së për deputet, Daut Haradinaj.

    “Nëse e shihni formularin e deklarimit të pasurisë te dytë janë më pasanik se unë. Zonja Osmani hiç nuk ka shumë kohë që ka marr shtëpi në “Marigona Hill” edhe bash te i njëjti pronar. Po ajo nuk mundet me na shit këta neve hiç”, ka thënë Haradinaj në “Debat Plus”.

    Komenti i Haradinajt erdhi pas pyetjes që i bëri gazetari Vehbi Kajtazi, sesi e komenton deklaratën e kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit se Kosova nuk do të ketë më udhëheqës që jetojnë në shtëpi e lagje luksoze.

    Lidhur me këto deklarata, Express ka tentuar të marrë një koment nga Vjosa Osmani, por asnjëri nga këshilltarët e saj (deri në publikimin e këtij shkrimi), nuk kanë kthyer përgjigje, ndërsa zyra e “Marigona Hill”, theksuan se nuk e kanë të lejuar të japin informacione për klientët e tyre.

    “Nëse e shihni formularin e deklarimit të pasurisë te dytë janë më pasanik se unë. Zonja Osmani hiç nuk ka shumë kohë që ka marr shtëpi në “Marigona Hill” edhe bash te i njëjti pronar. Po ajo nuk mundet me na shit këta neve hiç”, ka thënë Haradinaj në “Debat Plus”.

    Komenti i Haradinajt erdhi pas pyetjes që i bëri gazetari Vehbi Kajtazi, sesi e komenton deklaratën e kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit se Kosova nuk do të ketë më udhëheqës që jetojnë në shtëpi e lagje luksoze.

    Një gjë dihet, Vjosa Osmani në deklarimin e pasurisë për vitin e kaluar, ka të listuar një detyrim që e ka ndaj kompanisë “Marigona Hill”. Osmani ka deklaruar detyrim prej mbi 115 mijë eurove ndaj kësaj kompanie.

    This image has an empty alt attribute; its file name is pasuria.png
    Detyrimet financiare që znj. Osmani i ka deklaruar në AKK

    Express merr vesh se çmimi për shtëpitë në Marigona Hill sillet nga 300 mijë deri në mbi 500 mijë euro, ndërsa për banesa nga 85 mijë euro deri në 240 mijë euro.

    Në ditën kur në Kuvend ishte dorëzuar mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, në fundmarsin e vitit 2020, Kurti po përplasej rend me të gjithë ata që donin ta rrezonin. Në një moment ai ishte përplasur me Daut Haradinajt e AAK’së, duke i përmendur shtëpitë në “Marigonë”.

    “Qasja e juaj e ka sjellë situatën kur luftëtari duhet të shpërblehet me naj shtëpi në “Marigonë” me naj biznes, me naj terminal doganor, me naj kompani  me do hektar tokë bujqësore që i shndërron në motele e në autostradë, e kjo është gabim. Kjo është logjik mercenari, mercenari shkon në luftë dhe paguhet po këtu po i bjen që duhet me marr vetë se s’ka kush paguan”, tha në fund ai.

    Gjithashtu Express raportoi sot se dy prej bashkëpuntorëve të Kurtit, Taulant Kryeziu (Anëtar i VV-së ish-kandidat për deputet) e Luan Dalipi (shef i stafit të Kurtit gjatë kohës sa ishte kryeministër) kanë shtëpi në lagjen luksoze “Marigona”.

    Ndërkaq më herët është raportuar se në lagjen “Marigona Residence”, që është ndërtuar më herët, kanë prona figura të ndryshime politike, përfshirë këtu ish-kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Daut Haradinajn.

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë seancë plenare e cila do të nis prej orës 10:00, raporton Front...
    Lajme24 Prill 2024
    Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte, njëri i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut dhe tjetri i “Freedom Houese”....
    Lajme24 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur një delegacion të Grupit Punues të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Në këtë takim, siç...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Organizata “Freedom House” me seli në Uashington, ka publikuar sot raportin vjetor për Kosovën në të cilin vlerësohet se Qeveria aktuale e...
    Sport24 Prill 2024
    Është një listë  me lojtarë që duket se shfaqet çdo verë në lidhje me Barcelonën, pasi ata sërish hyjnë në një verë...
    Lajme24 Prill 2024
    Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se është fakt që në Kosovë ka korrupsion endemik. Miftaraj ka shkruar në profilin e tij...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje në Ballkanin Perëndimor, në vlerë 6 miliardë euro, në seancën e parafundit...
    Lajme24 Prill 2024
    Emisari i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, tha se vendi i tij është përkrahës i fortë i Kosovës, por shtoi se është kyçe tash...
    Lajme24 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim delegacionin nga Republika e Çekisë, nënkryetarin e senatit të parlamentit,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.