×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shtëpia e Bardhë po konsideron heqjen e kufizimeve të udhëtimit për vendet evropiane

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Administrata e Donald Trump po konsideron heqjen e kufizimeve të udhëtimit të vendosura për udhëtarët europianë marsin e kaluar, për frenimin e përhapjes së COVID-19.

    Task Forca e Shtëpisë së Bardhë për COVID-19 është në favor të një plani për heqjen e ndalimit të hyrjes që u vendos për shumicën e qytetarëve joamerikanë, që mbërrinin në SHBA nga Brazili, Britania e Madhe, Irlanda dhe 26 vende të tjera europiane, përfshirë Italinë.

    Ky lehtësimi nuk vlen për Kinën dhe Iranin, raporton ATSh.

    “Presidenti ende nuk ka dhënë një vendim përfundimtar”, njoftuan burime zyrtare.

    Shumë zyrtarë të administratës argumentojnë se kufizimet nuk kanë më kuptim, sepse shumica e vendeve në botë nuk u nënshtrohen ndalimeve të hyrjes.

    Për më tepër, heqja e ndalimit do të siguronte një nxitje për linjat ajrore amerikane, që kanë parë një rënie të udhëtimeve ndërkombëtare me 70%.

    Sidoqoftë, një pengesë e mundshme është fakti që vendet europiane nuk ka të ngjarë t’i lejojnë menjëherë amerikanët të udhëtojnë në kontinent

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Forca ruse kanë filluan të tërhiqen nga rajoni Nagorno-Karabak i Azerbajxhanit, ku kanë qenë të vendosura si trupa paqeruajtëse prej përfundimit të...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot e ka mbajtur fjalimin e saj të fundit para se të mbahen zgjedhjet...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eurodeputeten liberale të Parlamentit Evropian, Viola von Cramon. Kamberi, mes tjerash...
    Të tjera
    Sport23 Prill 2024
    Mesjava do të sjellë përballjet e dyta gjysmëfinale të “Play-offit” në Prince Caffe Superligë. Gara e sa vjen bëhet më interesante dhe...
    Lajme23 Prill 2024
    Dëshmitari Ramiz Qeriqi është duke u marrë në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatit Luka Mishetiq. Ai tha se gjatë...
    Lajme23 Prill 2024
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, në konferencën e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë...
    Lajme23 Prill 2024
    Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën bëhet e ditur se ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Forca ruse kanë filluan të tërhiqen nga rajoni Nagorno-Karabak i Azerbajxhanit, ku kanë qenë të vendosura si trupa paqeruajtëse prej përfundimit të...
    Lajme23 Prill 2024
    Është mbajtur mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.