[wp-story]

Lajme

Shtatori shkund premtimin për viza

Shtatori shkund premtimin për viza
08:21 | 16 Gusht 2019

 

Premtimi i kryeministrit Ramush Haradinaj se liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian do të ndodhë në shtator të këtij viti i ka gjasat e barabarta me zero që të realizohet, pasi vendi në atë kohë pritet të jetë në mes të fushatës zgjedhore pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të ndodhë më 22 gusht 2019, ndërsa çështja e vizave nuk do të futet as në rend dite në institucionet vendimmarrëse të BE-së në shtator, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Derisa deputetët e pozitës ankohen se BE-ja po tregohet e padrejtë ndaj çështjes së vizave për Kosovën, ata nga radhët e opozitës thonë se të gjithë liderët deri më tani i kanë gënjyer vazhdimisht qytetarët e vendit për çështjen e liberalizimit të vizave.

Në anën tjetër, njohësit e çështjeve integruese vlerësojnë se heqja e vizave është në pikëpyetje edhe për vitin 2020, përderisa nuk ekziston kurrfarë mundësie që një gjë e tillë të ndodhë sivjet

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera