×
  • Kronika
  • Kronika

    Shtatëfishohen rastet e dhunës në familje në veri të Kosovës

    FrontOnline
    29 Tetor 2020

    Muajt e fundit ka pasur shtim të numrit të rasteve të raportuara të dhunës në familje në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës përt rajonin e veriut, Besim Hoti, i ka dthënë një medie serbe se nga 1 marsi deri më 30 shtator të këtij viti janë raportuar gjithsej 41 raste të dhunës në familjem, që është shtatë herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton Gazeta Express.

    “Nga ai numër, 24 raste janë regjistruar në Mitrovicën e Veriut, 11 në Leposavic, dhe tri në Zveçan dhe Zubin Potok. Në të njëjtën periudhë në vitin 2019, kemi pasur 34 raste të dhunës në familje, që do të thotë se këtë vit kemi një rritje në ato raste, pra rreth 20%”, tha Hoti për Radio Kontakt Plus.

    Sipas vlerësimit të tij, rritja e numrit të rasteve të tilla pa dyshim u ndikua nga situata e re në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

    “Që nga marsi, ka pasur shumë ndalime në lëvizje, pastaj mbyllje, pastaj shtetrrethim, dhe kjo ndoshta ndikoi në rritjen e numrit të dhunës në familje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha Hoti.

    Hoti shpjegon se shumica e rasteve janë regjistruar në përputhje me nenin 248 të Kodit Penal të Kosovës, dhe ato trajtohen si krim kundër familjes dhe martesës.

    Problemi i dhunës në familje trajtohet nga disa institucione, dhe kur bëhet fjalë për akomodimin e viktimave, Policia e kryen këtë punë në bashkëpunim me qendrat për punë sociale.

    “Punonjësit e qendrës për punë sociale, në bashkëpunim me Policinë, bëjnë një vlerësim të viktimës, i cili përfshin të gjitha aspektet – nga siguria te statusi ekonomik i viktimës. Pas kësaj, kontaktohet personeli i qendrës në mënyrë që të vendoset në strehimore dhe më pas personeli i strehimores ku strehohet viktima”, tha Hoti. /GazetaExpress/

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Kronika28 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka kontrolluar dje shtëpinë e një ish-pjesëtari të Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Tek i njëjti policia ka...
    Kronika28 Mars 2024
    Është dërguar në mbajtje njëri nga personat që ishte duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e plagosjes me armë zjarri të...
    Kronika28 Mars 2024
    Dy persona janë gjetur të vdekur në Prishtinë, në dy raste të ndara. Në rastin e parë, një grua ka njoftuar policinë...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.