Disa nga të aderuarit në Lëvizjen Vetëvendosje duket se kanë marr vota të mjaftueshme për të qenë deputetë në Kuvendin e Kosovës nga ky subjekt politik.
I aderuari Hekuran Murati ka hyrë në pesëshen e parë të kandidatëve më të votuar të LVV. Ai ka marrë 22.847 vota.
Pas tij edhe Haki Abazi ka grumbulluar një numër të madh votash, duke marrë 15.450 vota.
Ndërsa e aderuara Labinotë Demi-Murtezi ka marr 13, 392 vota.Ndërsa Hajrullah Çeku i cili po ashtu ka aderuar së fundmi në LVV ka marr 12.056 vota. Gazmend Gjyshinca njëri ndër të aderuarit në këto zgjedhje ka marr 12.050.
E kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi,i cili në mandatin e kaluar ishte deputet i LDK-së, mirëpo para zgjedhjeve të parakohshme aderoi në LVV, ka marr 10.087 vota.
Kurse Taulant Kryeziu, i cili nga shoqëria civile aderoi në LVV, ka marr 6.870 vota në këto zgjedhje.
HEKURAN MURATI – 22,847 vota
HAKI ABAZI – 15,450 vota
LABINOTË DEMI – MURTEZI – 13,392 vota
HAJRULLA ÇEKU – 12,056 vota
GAZMEND GJYSHINCA – 12,050 vota
SHPEJTIM BULLIQI – 10, 087 vota
TAULANT KRYEZIU – 6,870 vota
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve LVV ka dalë e para me 25.50 për qind të votave./Front Online/

Të tjera
-
04:24 | 17 Shkurt 2021
-
04:09 | 17 Shkurt 2021
-
04:09 | 17 Shkurt 2021
-
03:53 | 17 Shkurt 2021
-
03:51 | 17 Shkurt 2021
-
03:37 | 17 Shkurt 2021
-
03:32 | 17 Shkurt 2021
-
Vip/KulturaSindi dhe Juli pezullohen nga Për’puthen03:22 | 17 Shkurt 2021
-
03:14 | 17 Shkurt 2021
-
03:06 | 17 Shkurt 2021
-
02:56 | 17 Shkurt 2021
-
02:51 | 17 Shkurt 2021