×
  • Lajme
  • Lajme

    ShSKUK: Sejdullah Hoxha mbi 40 vjet kontribuoi në sistemin shëndetësor

    FrontOnline
    07 Mars 2021

    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes së Prof. Sejdullah Hoxha, duke thënë se ai me punën e tij në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrikë, dëshmoi angazhim, sinqeritet, profesionalizëm dhe mbi të gjitha, përkrahjen e tij për kolegët në ngritjen profesionale.

    ShSKUK në një telegram ngushëllimi, ka theksuar se mbi 40 vjet të punës së tij dhe pas pensionimit, ai vazhdoi të mbetet në shërbim të pacientëve, studentëve dhe specializantëve dhe specialistëve të rinj, që kishin nevojë për përkrahjen e tij.

    “Profesori gjatë punë së tij në klinikë ka kontribuar shumë në ngritjen dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore, për çka do t’i jemi shumë mirënjohës. Ai për asnjë moment nuk hezitoi të përkrahë gjeneratat e reja për të ngritur dijen e tyre nga lëmi i gjinekologjisë me obstetrikë, duke qenë vazhdimisht krah i djathtë i tyre. Familja humbi prindin, bashkëshortin dhe të afërmin e tij, ndërkohë mjekësia kosovare humbi njeriun që dha shumë për të. Ai u kujdes për pacientet deri në momentet e fundit, përderisa do të mbetet i pa harruar edhe kontributi i tij në momentet më të vështira nëpër të cilat po kalonte Kosova, pasi dha shumë kontribut edhe para dhe gjatë luftës në Kosovë, në kushte dhe rrethana të vështira. Ishte profesionist i mirë, bujar dhe human, e këtë e tregoi edhe me veprimet e tij konkrete, kur u doli në ndihmë shumë pacientëve. Qoftë i paharruar kujtimi për profesor Sejdën, i cili çdoherë do të mbetet në zemrat dhe mendjet tona. Lavdi punës dhe veprimtarisë së tij”, thuhet në telegram ngushëllimi./Front Online/

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.