×
  • Lajme
  • Lajme

    ShSKUK kërkon nga organet e drejtësisë që të merren masa për sulmuesin e mjekeve në QKUK

    FrontOnline
    09 Janar 2021

    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka dhënë detaje rreth sulmit ndaj punonjësve shëndetësorë duke thënë se bëhet fjalë për një mjek dhe një infermiere në Klinikën Infektive.

    “Të premten në vendin e tyre të punës janë sulmuar, mjeku V.K dhe infermieria A.I, derisa po ofronin shërbime shëndetësore për pacientët në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në komunikatën e ShSKUK-së.

    SHSKUK dënoi aktin qyqar të sulmit ndaj mjekut dhe infermieres në detyrë, gjatë dhënies së ndihmës shëndetësore.

    Sipas këtij institucioni, aktet e tilla të ushtrimit të dhunës ndaj punëtorëve shëndetësorë në detyrë në institucionet shëndetësore, janë të papranueshme, të dënueshme dhe të dëmshme.

    “Sulmet e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut dhe infermierit, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës”, vijon komunikata.

    SHSKUK kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin me në fjalë dhe ndaj sulmuesit të ndërmerren masa konform legjislacionit në fuqi./FrontOnline/

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka lënë të kuptohet se Kosova është e...
    Lajme24 Prill 2024
    Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka shkruar në “X” për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duke e komentuar...
    Lajme24 Prill 2024
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë seancë plenare e cila do të nis prej orës 10:00, raporton Front...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Ka filluar takimi i anëtarëve të komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Policia në Ohër sot në orën 12:15 ka ndaluar personin A.I., 48 vjeç pasi ka fotografuar fletën e votimit në vendvotimin 1271...
    Lajme24 Prill 2024
    Të enjten të Bruksel do të vazhdojnë bisedimet në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit. Edhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Nis sot zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Numri i të dënuarve që përfitojnë është 1100, prej të cilëve 700 do të...
    Lajme24 Prill 2024
    Organizata “Freedom House” me seli në Uashington, ka publikuar sot raportin vjetor për Kosovën në të cilin vlerësohet se Qeveria aktuale e...
    Sport24 Prill 2024
    Është një listë  me lojtarë që duket se shfaqet çdo verë në lidhje me Barcelonën, pasi ata sërish hyjnë në një verë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.