Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    SHSKUK hap konkurs për pranimin e 150 specialistëve të papunë

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar ka bërë të ditur se ka hapur konkurs për pranimin e mbi 150 specialistëve të papunë.

    Nga SHSKUK u tha se me mbështetje të Qeverisë dhe MSH-së është hapur konkursi, kurse procedimi i këtij konkursi është bërë nga Dr.Saudin Maliqi.

    Gjithashtu u tha se për herë të parë SHSKUK në konkurs ka përfshirë pranimin e specialistëve edhe për Spitalin e Përgjithshëm në Podujevë.

    Njoftimi i plotë:

    ShSKUK shpall konkurs për pranimin e mbi 150 specialistëve të papunë

    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me mbështetje të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ka shpallur konkursin për pranim të specialistëve të papunë. Procedimi i konkursit është bërë nga dr. Saudin Maliqi, i cili po kryen detyrën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

    Publikimi i konkursit është bërë në bazë të kërkesave nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme, ndërsa është marrë për bazë shpërndarja racionale e specialistëve në të gjitha rajonet e Kosovës.

    Për herë të parë ShSKUK në konkurs ka përfshirë pranimin e specialistëve për Spitalin e Përgjithshëm në Podujevë.

    Aplikimi mund të bëhet nga data 18 nëntor 2020 ( e mërkurë) deri me 2 dhjetor 2020.

    Linku i konkursit
    https://shskuk.rks-gov.net/Documents…/SinglePublication/5717 ;

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2023
    Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE thotë se para 10 ditëve në Kosovë janë arrestuar agjentë të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Maqedonisë. Kovaçki...
    Lajme23 Mars 2023
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ia ka dhënë një vërejtje nënkryetarit të Kuvendit, deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, i cili shau pak para se...
    Lajme23 Mars 2023
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, para Komitetit të Senatit është pyetur edhe për marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbisë nga...
    Të tjera
    Lajme23 Mars 2023
    Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka njoftuar sot se Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me...
    Ekonomi23 Mars 2023
    Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar tarifat e reja për energjinë elektrike,...
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një shkollë të mesme të qytetit të Rovigos në Itali, ku për pasojë dy nxënës...
    Vip23 Mars 2023
    Historia e Instagramit të Luizit ka momentalisht më shumë vëmendje se loja e tij brenda. Nga Luiz Ejlli, u kthye në Ina...
    Lajme23 Mars 2023
    Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në një takim në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shqipëri, e ka konsideruar marrëveshjen...
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Qindra mijëra njerëz kanë vendosur të vazhdojnë grevat dhe protestat në Francë të enjten, pasi presidenti Emmanuel Macron u zotua të çojë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.