[wp-story]

Kronika

Shqiptarja hidhet para treni, dyshohet për vetëvrasje

Shqiptarja hidhet para treni, dyshohet për vetëvrasje
13:02 | 12 Gusht 2019

Mediat italiane kanë raportuar për një ngjarje të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm.

Një grua me origjinë shqiptare humbi jetën pasi u shtyp nga treni.

Sipas dëshmisë së makinistit të trenit ajo është hedhur vetë para për të gjetur më pas vdekjen.

“E pashë që po vinte papritur, sikur të më priste dhe nuk mund të bëja asgjë për ta shmangur”. Ishte dëshmia e drejtuesit të trenit për të sqaruar dinamikën e aksidentit që ndodhi sot në mëngjes në linjën hekurudhore Brescia-Parma, në Via Cremona, ku u vra një grua.

Bazuar në këtë histori dhe elementët e tjerë të mbledhur, pozicioni i trupit dhe historia personale e viktimës në veçanti e bëjnë Policinë e Shtetit të besojë se nuk ishte një aksident, por një gjest i qëllimshëm.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera