×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqiptarët, të tretët në botë për refuzimin e hyrjeve në BE

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Shqiptarët renditen të tretët në botë, pas marokenëve dhe ukrainasve që iu është refuzuar hyrja në Bashkimin Europian në vitin 2019 dhe po të tretët për numrin e personave që janë urdhëruar të largohen.

    Në vitin 2019, rreth 717 mijë qytetarëve nga vendet jo të Bashkimit Europian iu refuzua hyrja në BE në një nga kufijtë e saj të jashtëm, shifër që është rritur me 58% krahasuar me 454 600 në vitin e kaluar, sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat.

    Numri më i lartë i qytetarëve jo-BE, që iu refuzua hyrja në BE në vitin 2019 ishin marokenë (489 900), të ndjekur nga qytetarët e Ukrainës (66 500) dhe të Shqipërisë (22 800).

    Një shumicë e madhe e refuzimeve të hyrjes u regjistruan në Spanjë (493 500), e ndjekur nga Polonia (65 400) dhe Franca (56 600): së bashku këto tre shtete anëtare të BE-së përbënin 86% të të gjithë qytetarëve jo-BE që iu refuzuan hyrjen në BE në vitin 2019.

    Shqipëria renditet e treta edhe për numrin e qytetarëve që janë urdhëruar që të largohen nga vendet e BE-së.

    Eurostat raporton se në 2019-n, numri më i lartë i personave që u urdhëruan të linin territorin e shteteve anëtare të Bashkimit Europian u konstatua për ukrainasit (37 100), marokenët (34 800) dhe shqiptarët (30 900).

    Numri i qytetarëve jo të Be- që u urdhëruan të largohen në 2019-n u rrit me 8%, krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 491 mijë persona.

    Midis shteteve anëtare të BE-së, Franca raportoi numrin më të madh të qytetarëve jo-BE të urdhëruar të linin territorin e saj në vitin 2019 (123 800), e ndjekur nga Greqia (78 900), Gjermania (47 500) dhe Spanja (37 900).

    Në vitin 2019, nga ata që u lëshua urdhër për të lënë territorin e një shteti anëtar të BE-së, u kthyen jashtë BE rreth 142 mijë persona; një ulje prej 2.5% kur krahasohet me një vit më parë (145 900).

    Polonia raportoi numrin më të madh të qytetarëve jo-BE që ikën nga BE (25 900), e ndjekur nga Gjermania (25 100), Franca (15 600), Spanja (11 500) dhe Holanda (11 100): së bashku këto shtete anëtare përbënin gati dy të tretat (63%) e të gjithë qytetarëve jo-BE të kthyer jashtë BE-së në vitin 2019.

    Ukrainasit (27 200) kryesuan listën e qytetarëve jo-BE të kthyer në një vend jo të BE-së, të ndjekur nga shqiptarët (15 400), marokianët (10 200) dhe gjeorgjianët (8 600) /Monitor.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Shqipëria ka një trend pozitiv sa i përket demografisë së saj. Në garën globale të popullsisë, vendi ka një raport më të...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Inteligjenca perëndimore i ka parandaluar të paktën 10 sulme xhihadiste nëpër Evropë më 2023, ka thënë agjencia holandeze e inteligjencës, AIVD, të...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Një person i kërkuar për t’u marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e gazetares së BBC, Jill Dando, ka një ngjashmëri...
    Të tjera
    Sport23 Prill 2024
    Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) do të ketë një tjetër kampionat të rëndësishëm e sfidues. Prej 5 deri më 12...
    Sport23 Prill 2024
    Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, këshilltari Zlatan Ibrahimovic dhe drejtorët e klubit kanë filluar të shpejtojnë në kërkimin e një trajneri të...
    Sport23 Prill 2024
    Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, konfirmoi lëndimin e njërit prej lojëtarëve të rëndësishëm të tij. Bëhet fjalë për futbollistin portugez Diogo Jota,...
    Lajme23 Prill 2024
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar së fundmi raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2023, ku thuhet se nuk pati...
    Sport23 Prill 2024
    Mesjava do të sjellë përballjet e dyta gjysmëfinale të “Play-offit” në Prince Caffe Superligë. Gara e sa vjen bëhet më interesante dhe...
    Lajme23 Prill 2024
    Sot janë mbajtur zgjedhjet për dekan në njësitë akademike të UP-së, ashtu siç e kishte paraparë statuti i Universitetit të Prishtinës “Hasan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.