×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqiptarët nuk janë më të varfrit në Europë, Eurostat: Në vend të parë, grekët

    FrontOnline
    21 Nëntor 2023

    Më shumë se gjysma e shqiptarëve, 55.3% e konsideronin veten subjektivisht të varfër, sipas një studimi të Eurostat për vitin 2022.

    Sipas gjinisë, 54.7% e meshkujve shqiptarë e konsiderojnë veten të varfër, përkundrejt 55.6% të femrave. Sipas grup moshave, të moshuarit janë ata që e ndjejnë veten më shumë të varfër në vend. Sipas të dhënave të Eurostat, 58.4% e të moshuarve mbi 65 vjeç e konsideronin veten subjektivisht të varfër. E lartë është dhe përqindja e fëmijëve deri në 18% vjeç që e mendojnë njëlloj, me 58.1%, nga 43% që është në Serbi. Kjo përqindje ulet në 54.5% për grupmoshën 18-64 vjeç.

    Vendin e parë e mbajnë grekët, 68% e të cilëve kanë deklaruar se ndihen subjektivisht të varfër.

    Treguesit subjektivë të varfërisë bazohen në rezultatet nga statistikat e Bashkimit Europian mbi të ardhurat dhe kushtet e jetesës, një mbledhje e të dhënave që kryhet në të gjithë Shtetet Anëtare të BE-së, si dhe në shumicën e vendeve kandidatëve. Treguesit përdorin, si bazë, informacionin mbi aftësinë për të përballuar jetesën.

    Nga vendet e rajonit më pak të varfër ndihen serbët me 44%, Maqedonia e Veriut me 47.2%, Kosova 47.3 dhe Mali i Zi me 50.1%.

    Eurostat thotë se sa më i ulët niveli arsimor, aq më e lartë është varfëria e perceptuar, teksa 66.8% e personave me arsim të ulët e konsiderojnë veten të varfër, nivele të ngjashme këto me vendet e rajonit. Për ata që kanë arsim të mesëm, shifra është 50.9%.

    Për personat me arsim të lartë, treguesi përmirësohet dukshëm, një dukuri që konstatohet për të gjitha shtetet, me 28.3% të tyre që e konsideronin veten subjektivisht të varfër. Më mirë në rajon janë të arsimuarit e Serbisë, me 22.2%. Gjithsesi, në krahasim me mesataren europiane prej 9.2%, të arsimuarit shqiptarë ndihen tre herë më të varfër. Të arsimuarit shqiptarë, 28.4% ndihen pothuajse njësoj të varfër me shtetasit e Bashkimit Europian me arsim fillor 29.5%./TCh/

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2023
    Burri i vdekur në Paris nga një sulm me thikë është gjerman, kurse edhe dy persona të tjerë janë lënduar me çekiç,...
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2023
    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni po qëndron për vizitë në Serbi ku do të pritet në një takim nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq....
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2023
    Një shqiptar i burgosur në Greqi, ka vdekur në qeli. Fillimisht po dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe patologjike, por mjekët...
    Të tjera
    Vip03 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova, Adri, Iliriana dhe Shqipja kanë biseduar mbrëmë goxha gjatë në dhomën e gjumit. Ata pëshpëritnin teksa...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova, Blero dhe Kaderi kanë biseduar rreth jetës private të Bleros. Kaderi ishte kurioze për raportin e...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Blero dhe Kaderi kanë shpalosur detaje rreth jetës private të tyre. Kaderi ka treguar se ajo është rritur vetëm nga babai pasi...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Teksa qëndronin në oborr Ylli, Besi dhe Santiana, Ylli thirri Ganiun për t’i treguar diçka për njërën nga banoret. Ai i tregoi...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Buci dhe Santiana kanë biseduar, janë përplasur dhe përsëri kanë qeshur e janë thumbuar me njëri-tjetrin. Por mbrëmë Buci ka paralajmëruar Santianën...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova, Blero dhe Edona kanë rikthyer raportet e mira mes tyre. Përndryshe ata diskutuan edhe për lojën...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.