×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqiptarët më të varfrit në rajon, s’përballojnë dot faturat dhe ushqimet

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Një anketë e Këshillit të Kooperimit Rajonal i nxori shqiptarët si popullin me pamundësitë më të mëdha për të paguar faturat mujore të dritave dhe ujit, për të paguar qiranë, për të siguruar ushqimet e nevojshme, ngrohjen e shtëpive dhe për të kaluar pushimet një javë jashtë vendit, ndër ndiqen nga 5 vende të tjera të rajonit, si Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

    26% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të paguajnë ujin, dritat dhe qiratë

    Anketa gjeti se 26% e qytetarëve në vitin 2019 nuk kishin mundësi të paguanin faturat e dritave dhe të ujit. Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon, ku vetëm 10% e boshnjakëve kanë pohuar vështirësi në pagesën e tyre, 19% e qytetarëve nga Kosova, 20% e maqedonasve, 19% e malazezëve dhe 17% e serbëve.

    16% e shqiptarëve në pamundësi për të paguar huan

    Shqiptarët kishin përqindjen më të lartë të pamundësisë për të paguar huat, ku 16% e të pyeturve pohuan se nuk kanë pasur mundësi të kryejnë pagesën, në raport me 9% të boshnjakëve, 14% e shtetasve nga Kosova, 13% të maqedonasve, 14% të malazezëve dhe 7% të serbëve.

    Gati gjysma e shqiptarëve të privuar nga i ngrohti

    Mungesa e standardeve në banesave, ngrohja e shtrenjtë me energji dhe të ardhurat e ulëta privojnë gati gjysmën e shqiptarëve të kenë qasje në ngrohjen e banesave. Anketa e Barometrit të Ballkanit gjeti së vitin 2019, gati gjysma e shqiptarëve, 42% e tyre nuk kishin mundësi të siguronin ngrohje për banesën, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit ku kjo përqindje ishte shumë e vogël. Vetëm 9% e boshnjakëve nuk kishin mundësi të siguronin ngrohje për banesën 11% e shtetasve nga Kosova, 16% e maqedonasve, 17% e malazezëve dhe 11% e serbëve.

    Shqiptarë më të varfër në rajon për ushqime dhe veshje

    Shqiptarët gjithashtu kishin përqindjen më të lartë në rajon për pamundësinë në sigurimin e ushqimeve dhe veshjeve të nevojshme për familjen. 19% e qytetarëve të vendit tonë pohuan se nuk kishin mundësi të siguronin këto furnizimeve jetike. Në Bosnjë, vetëm 7% e qytetarëve nuk kishin mundësi të siguronin ushqime dhe veshje, 12% e shtetasve nga Kosova, 11% e maqedonasve, 13% e malazezëve dhe 10% e serbëve nuk kishin mundësi të siguronin ushqime dhe veshje për familjen.

    64% nuk bëjnë dot pushime

    Pyetjes “A jeni përballur me paaftësi për të përballuar të paktën një javë pushime larg nga shtëpia (nëse doni) gjatë 12 muajve të kaluar”, rreth 645 e shqiptarëve i janë përgjigjur Po, që sërish është përqindja më e lartë në rajon. Në përgjithësi, për këtë pyetje, të gjithë vendet e rajonit kanë shprehur pamundësinë për të bërë pushime, ku pas Shqipërisë renditet Mali i Zi (48%), Maqedonia e Veriut (46%), Serbia (40%), Bosnjë-Hercegovina (35%). Në rajon, më lehtë i përballojnë pushimet shtetasit nga Kosova, me vetëm 28% të totalit, që pohojnë që nuk bëjnë dot pushime. Kosova ka si destinacion kryesor për të kaluar pushime Shqipërinë/ Monitor.al.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Vlorë, ku një grua nën ndikimin e alkoolit e ka përplasur disa...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Rusisë që të pranojë propozimin e armëpushimit 30 ditor. Macron ka nënvizuar se ka...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entitetit serb Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entitetit serb Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të...
    Lajme14 Mars 2025
    Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit të Zyrrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrentimin e rrymës për...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Radio Evropa e Lirë Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së premtes për t’i mirëpritur studentët që po mbërrijnë në...
    Lajme14 Mars 2025
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur sonte në Prishtinë, më saktë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”....
    Lajme14 Mars 2025
    Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi dje ka vizituar babain i tij në QKUK. Me të dalë nga aty, Thaçi përshëndeti me dorë nga larg...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.