×
  • Opinione
  • Opinione

    Shqiptarët e Maq. së Veriut e kanë në dorë votën për kryeministrin shqiptar!

    FrontOnline
    07 Korrik 2020
    Kështu ishte në Malësinë e Madhe dhe fitoren e madhe në Tuz. Ashtu ishte në Luginën e Preshevës, u shënua një fitore e madhe, sikur edhe deputetja shqiptare në Kroaci, në Zvicër apo Suedi, apo deputetëve në nivel lokal në Gjermani. Kudo janë bashkuar votat e shqiptarëve, kishte sukses.

    Por, a mund të bashkohen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, për Kryeministrin shqiptar?

    Mund të bashkohen shqiptarët, mund të bëjnë histori shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, sepse, e kanë dëshmuar shumë herë se dinë si të shkruhet historia.

    Kur Ali Ahmeti, e filloi sfidën për të drejtat e shqiptarëve, nuk ishte klimë aq miqësore, madje ngjau edhe lufta. Luftë që rezultoi me disa të arritura, por, a mjaftojnë ato?

    Jo nuk mjaftojnë fitoret e deritashme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Nuk mjaftojnë sepse vota shqiptare është  madhe, por, mundet më shumë, por, kush është se duhet të jetë edhe unike.

    A mund të jetë unike zëri i partive për votën shqiptare? Vështirë të thuhet, por, kush e ka në dorë votën e qytetarit? Votën e qytetarit e ka në dorë vet qytetari, kur ofrohet te kutia e votimit dhe voton.

    Qytetari e ka në dorë t’ju bie shqelm të gjitha maketeve e makinacioneve për tregtimin e votës. Qytetari do mirëqenie e të drejta, do kushte për jetë dhe vende të reja të punës, jo për udhëheqësit, por për vete. Andaj, qytetari për vete duhet të votoj, jo të votoj ata që e shesin votën për ndonjë pozitë te partitë maqedonase.

    Këtë ka në dorë qytetari, të anashkaloj tregtarët e votës dhe të votoj shqiptarin, me ofertën e tij, sepse, më mirë se shqiptari, askush nuk ia di më mirë hallet dhe kërkesat.

    Prandaj, qytetarët, pa dallim partie politike, e kanë në dorë rastin, të votojnë për Kryeministrin shqiptar. Sepse, Kryeministri shqiptar është jashtë çdo partie, është për të gjithë shqiptarët.

    Rast i jashtëzakonshëm për ta bërë historinë, sot e këtu.

    Këtë duhet ta bëjnë qytetarët, shqiptarët në rend të parë, për vete dhe të ardhmen e vet, jo të profiterëve apo tregtarëve të votës.

    Andaj, vëllezër e motra, më 15 Korrik, thoni po votës tuaj shqiptare, për Kryeministrin shqiptar!

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Opinione20 Shtator 2023
    Milazim Krasniqi: Formimi i Asociacionit ka qenë dhe mbetet kërkesë e parë e SHBA-së dhe e BE-së. Tashmë në SHBA e në...
    Opinione19 Shtator 2023
    Shkruan Mariana Mazzucato Nga debatet e politikave të nivelit të lartë dhe manifestet politike deri te lajmet e përditshme, ankthi për rritjen...
    Opinione17 Shtator 2023
    Profesori universitar, publicisti e shkrimtari, Milazim Krasniqi, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, duke thënë se ata...
    Të tjera
    Vip23 Shtator 2023
    Çifti simpatik Geti dhe Marina së fundmi ishin të ftuar në javën e modës në Milano. Ata për këtë event me rëndësi...
    Lajme23 Shtator 2023
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar fermerin Shkrui Konxheli nga Teqeja e Lipjanit, i cili është përfitues i mbështetjes financiare me...
    Kronika23 Shtator 2023
    2 mijë e 25 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kanë...
    Lifestyle23 Shtator 2023
    James Clear, autor i librit popullor “Personal Habits”, së fundmi ka udhëhequr një seri seminaresh që synojnë të ndihmojnë të gjithë të...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Presidenti amerikan Joe Biden, planifikon t’i japë Ukrainës raketa të avancuara me rreze të gjata për të ndihmuar Kievin në kundërofensivë të...
    Kronika23 Shtator 2023
    Është grabitur një punëtor i një poste të shpejtë në Pejë, i cili ka raportuar se i është vjedhur çanta me rreth...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.