[wp-story]

Bota/Rajoni

Shqipëria merr kryesimin e Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore

Shqipëria merr kryesimin e Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore
22:04 | 06 Shtator 2019

Shqipëria merr kryesimin e Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore (SEDM).

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaron se marrja e kryesimit të SEDM përkon edhe me 20-vjetorin e krijimit të Brigadës së Europës Juglindore (SEEBRIG)

“Shqipëria merr kryesimin e Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore (SEDM), duke qenë më shumë se kurrë e angazhuar për të kontribuar në sigurinë, paqen dhe zhvillimin e dialogut në rajon”, thekson ministrja Xhaçka.

“Marrja e kryesimit të SEDM përkon edhe me 20-vjetorin e krijimit të Brigadës së Europës Juglindore (SEEBRIG), e cila është një strukturë e deklaruar me rreth 5000 trupa në shërbim të operacioneve të paqes në rajonin tonë”, nënvizon Xhaçka/ATSH.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera