×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës në rajon

    FrontOnline
    29 Shtator 2024

    Çmimi i naftës po vlerësohet të jetë i lartë në Shqipëri.

    Sa i përket kësaj ajo e ka vendin e parë në rajon, të pestin në Europë, dhe të tetin në botë.

    Këtë e tregojnë të dhënat nga platforma “Global Petrol Prices”, ku aty thuhet se një litër naftë në Shqipëri kushton 1.98 dollarë.

    Më së shtrenjti nafta kushton në Hong Kong, ku një litër kushton 3.14 dollarë, ndërsa vendin e dytë në listë e mban Monako me 2.34 dollarë për litër.

    Çdo litër naftë që shitet në pikat e karburanteve është i përbërë nga çmimi me të cilin lënda djegëse blihet në bursa dhe taksat e tarifat që aplikohen nga qeveria, shkruan A2 CNN, përcjell Klankosova.tv.

    Të dhënat nga bursa Platts tregojnë se çmimi naftës ka rënë në 667 dollarë për ton nga 713 dollarë në fillim të muajit.

    Në Shqipëri, përveç luhatjeve të çmimit të hidrokarbureve në bursë, taksat dhe tarifat të përfshira në çdo litër naftë dhe benzinë që tregtohet, vlerësohet se ndikojnë në ndjeshmërinë e lartë të rritjes  së çmimit të këtyre produkteve. Aktualisht, më shumë se 62 për qind e vlerës së një litri nafte dhe benzine përbëhet nga taksat vendore dhe qendrore.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Një aksident zinxhiror ka ndodhur sot gjatë ditësm në autostradën Durrës – Tiranë. Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Aty...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Autoritetet rumune shpallën gjendje alarmi të lartë për rrezikun nga përmbytjet në dy rajone në lindje të vendit, si dhe urdhëruan evakuimin...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Ndryshimi i motit në territorin e vendit. Maqedonia e Veriut është nën ndikimin e një mase të lagësht dhe më të ftohtë...
    Të tjera
    Lajme29 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se si anëtar i Komisionit për Arsim në këtë legjislaturë është konfrontuar me pushtetin e...
    Lajme29 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së,m Ramush Haradinaj, në kuadër të prezantimit të programit qeverisës 2025-2029,ka thënë se ky program është rezultat i shumë tryezave...
    Lajme29 Shtator 2024
    Gjatë javës së kaluar, në Nju Jork, presidentja Vjosa Osmani u takua me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro...
    Lajme29 Shtator 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se mbrëmë më 28 shtator është ushtruar dhunë fizike ndaj një 20-vjeçari  në...
    Sport29 Shtator 2024
    Një klub befasues ka shprehur interesim për transferimin e Mykhailo Mudryk pasi Chelsea po planifikon që të shesë disa lojtarë gjatë afatit...
    Lajme29 Shtator 2024
    Kryetari Zveçanit, Ilir Peci, ka vizituar pompën e derivateve ku mbrëmë ka ndodhur një shpërthim. Në një postim në Facebok ai ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.