×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria instalon radar të ri 3D, e mbulon tërë hapësirën ajrore të Kosovës dhe të Serbisë qendrore

    FrontOnline
    24 Nëntor 2020

    Shqipëria e ka aktivizuar një pozicion të ri radari të vendosur në malin Mida në zonën e Pukës, në rrethin verior të Shkodrës, i cili siguron një pasqyrë të plotë të situatës së hapësirës ajrore.

    Si pjesë e këtij projekti, Shqipëria ka instaluar një radar të lëvizshëm 3D AESA për mbikëqyrje ajrore me rreze të gjatë, nga kompania amerikane Lokid Martin AN / TPS-77, e cila operon në një distancë prej madje 470 kilometra dhe mbulon tërë Kosovën dhe Serbinë qendrore, njoftoi portali i aviacionit “Tango six”.

    I vendosur rreth 85 km në verilindje të Tiranës, radari i ri i jep mundësi Shqipërisë që ta monitorojë hapësirën ajrore shumë përtej kufijve të saj.

    Siç shpjegon kryeredaktori i portalit “Tango six”, Petar Vojinoviq për portalin serb në Kosovë, “Kosova Online”, diapazoni i këtij radari praktikisht do të thotë që Shqipëria që do të jetë në gjendje ta monitorojë jo vetëm territorin e saj, por gjithashtu, ndër të tjera, hapësirën ajrore të Kosovës dhe Serbisë qendrore.

    “Blerja e një radari të ri primar 3D nga Shqipëria është sigurisht pjesë e modernizimit të pritshëm të një prej aftësive themelore për secilin vend – aftësia për të monitoruar në mënyrë të pavarur hapësirën ajrore. Forcat e Armatosura Shqiptare, si pjesë e NATO-s, janë të detyruara ta integrojnë imazhin e radarit dhe paralajmërimi i hershëm u jep atyre mbrojtje të përditshme në formën e gjuetarëve të shërbimit nga Italia. Diapazoni i këtij mjeti nuk është i pazakontë, ka radarë që mbulojnë zona më të mëdha, por meqenëse vendet e Ballkanit janë më të vogla në zonë, secili është në gjendje të “shoh” pjesë të vendit fqinj”, shpjegon Vojinoviq.

    Vlera e këtij projekti, i cili u realizua me kompaninë amerikane Lockheed Martin, është 22 milionë e 266 mijë dollarë, nga të cilat 19 milionë e 139 mijë janë siguruar nga buxheti shqiptar, ndërsa pjesa tjetër prej 3 milionë e 127 mijë dollarësh sigurohen përmes projektit të Qeverisë Amerikane, FMS (Shitja e Jashtme Ushtarake).

    Informacioni i mbledhur nga pozicioni i ri i përcillet Qendrës së Monitorimit të Forcave Ajrore Shqiptare të vendosura në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, që raporton në Qendrën e Operacioneve Ajrore të Kombinuara të NATO-s CAREJ (Torrejon), e vendosur në Bazën e Forcave Ajrore Torrejon, Spanjë, në verilindje të Madridit, shkruan “Tango six”.

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se ka marr vendim për zgjatjen e orarit për ofrimin e shërbimeve për dokumente personale,...
    Lajme25 Prill 2024
    Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it, nuk është futur në rend të ditës...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar raportin e Departamentit të SHBA-së për Kosovën, ka thënë se vendi ynë...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregulloren e Ndihmës Juridike të DHSK-së, në rastin gjyqësor ‘Januzi dhe të...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë për Ekonomia Online se mundësia që të arrihet një marrëveshje për...
    Kronika25 Prill 2024
    Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i Serbisë dhe tjetri i Republikës se Kosovës, nën dyshimin...
    Lajme25 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në...
    Lajme25 Prill 2024
    Analisti Petrit Zogaj thotë se ka vetëm një dallim ndërmjet ndërhyrjes që e bën Serbia në zgjedhjet në Kosovë dhe ndërhyrja që...
    Lajme25 Prill 2024
    Dy persona janë ankuar në polici se janë kanosur nga një person përmes telefonit. I dyshuari sipas policisë, gjendet jashtë shtetit. Ankuesja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.