×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria, e gjashta në botë për lejet e qëndrimit të qytetarëve në BE

    FrontOnline
    20 Janar 2021

    Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave, Shqipëria u rendit e gjashtë në botë në vitin 2019 sa u përket lejeve të qëndrimit që shtetasit e saj kanë në shtetet e Bashkimit Evropian.Këto të dhëna u publikuan nga Zyra evropiane e Statistikave, sipas të cilit për shtetasit nga Shqipëria janë dhënë deri në fund të vitit 2019 rreth 868 mijë leje qëndrimi.Sipas Eurostat, në fund të vitit 2019, qytetarët e Marokut ishin grupi më i madh që mbanin leje qëndrimi të vlefshme me 2 milionë, ndjekur nga shtetasit e Turqisë me 1.9 milion, Ukrainës me 1.3 milion dhe Kinës, përfshirë Hong Kongun, me 1 milion. Këto ishin shtetësitë e vetme që kishin më shumë se një milion leje qëndrimi të vlefshme.

    Duhet theksa se shifrat e tjera larta u regjistruan për qytetarët e Sirisë me 974 mijë, Shqipërisë me 868 mijë, Algjerisë me 700 mijë, Rusisë me 689 mijë, Indisë me 555 mijë dhe Serbisë dhe 504 mijë. Qytetarët e këtyre 10 vendeve zënë më shumë se gjysmën me 51 për qind të numrit të përgjithshëm të lejeve midis qytetarëve jo-BE që mbajnë leje qëndrimi të vlefshme në BE.Ndërsa renditet e gjashta në botë për numrin e lejeve të qëndrimit që janë dhënë për shtetasit e saj, Shqipëria e vogël, me vetëm 2.85 milionë banorë, renditet e para në botë për lejet e qëndrimit, në raport me popullsinë e saj.
    Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, për shtetasit shqiptarë, vendet e Bashkimit Evropian kanë dhënë për Shqipërinë 304 mijë leje qëndrimi për 1 milion banorë, që është 4 herë më e lartë sesa Serbia.

    Eurostat thotë se 48 për qind e lejeve të qëndrimit janë dhënë për shtetasit shqiptarë nga Italia, për një total prej rreth 417 mijë personash.Në vend të dytë është Greqia, me 43 për qind ose 371 mijë persona.Gjermania ka kaluar në vend të tretë, me 43 mijë leje qëndrimi ose 5 përqind të totalit.Në vend të katërt është Franca, me 11 mijë persona ose 1.3 për qind të totalit.Shtetet e tjera kanë dhënë mesatarisht më pak se 5,500 leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Një shqiptar i cili jeton dhe punon në Austri, tetorin e vitit të kaluar, i kishte dalë në pritë ish të dashurës,...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar mbi raportin e DASh-it duke vënë në pah pikat e theksuara nga...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Nëse keni shkuar në Zvicër si një ‘bashkëshort pasardhës’, mund të pyesni veten nëse do t’ju duhet të largoheni nga vendi në...
    Të tjera
    Sport23 Prill 2024
    Chelsea duhet të respektojë rregullat e “Fair Play Financiar”, prandaj për të mbajtur në rregull bilancet e klubit është i detyruar që...
    Sport23 Prill 2024
    Evropian Fabio Capello ka identifikuar një lojtar për të cilin ai beson se do ta dëmtojë Anglinë në Kampionatin 2024 që do...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot panairin e bizneseve Hannover Messe, që këtë vit po zhvillohet nën moton “Energizing...
    Sport23 Prill 2024
    Unai Emery, trajneri i Aston Villas, ka qetësuar zërat e spekulimeve që e kanë lidhur atë me një kalim të mundshëm te...
    Lajme23 Prill 2024
    Profesori i ekonomisë dhe ish-deputeti Muhamet Mustafa, e ka komentuar vendimin e Parlamentit Evropian që serbëve të Kosovës të cilët kanë pasaporta...
    Lajme23 Prill 2024
    Në raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për Kosovën për vitin 2023 është thënë se Kosova ka probleme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.