Personat që kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë së COVID-19 janë në fokus të qeveris për t’i rikthyer ata sërish në tregun e punës.
Për këtë, qeveria ka miratuar edhe disa skema punësimi të cilat lehtësojnë barrën e biznesit duke i nxitur ata të rrisin punësimin.
Punëkërkuesit me të drejtë përfitimi janë të gjithë punëkërkuesit e papunë që kanë dalë të papunë si pasojë e COVID-19, nga data 10 mars 2020 deri në datën 23 qershor 2020, të evidentuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe të regjistruar në zyrën e punës.
Një ndër skemat e propozuara nga qeveria për punësim afatshkurtër ose 4 mujore.
Për programin e punësimit katërmujor qeveria merr përsipër financimin në masën e pagës për 2 muaj për të gjithë pjesëmarrësit në program, të kompensuara në muajin e parë dhe të katërt të kontratës.
Gjatë kësaj periudhe 4 mujore punësimi, qeveria merr po ashtu përsipër edhe pagesën e kontributeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore që duhet të paguhet nga punëdhënësi, të llogaritura në bazë të pagës minimale në shkallë vendi./atsh/

Të tjera
-
13:20 | 06 Shkurt 2023
-
13:19 | 06 Shkurt 2023
-
Bota/RajoniPasojat e tërmetit që la mbi 1 mijë e 400…13:14 | 06 Shkurt 2023
-
13:09 | 06 Shkurt 2023
-
13:05 | 06 Shkurt 2023
-
Bota/RajoniTërmeti në Turqi, Veliaj: Jemi me ju13:00 | 06 Shkurt 2023
-
12:58 | 06 Shkurt 2023
-
12:57 | 06 Shkurt 2023
-
12:54 | 06 Shkurt 2023
-
12:50 | 06 Shkurt 2023
-
12:48 | 06 Shkurt 2023
-
12:39 | 06 Shkurt 2023