×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëri, politikanët urojnë festën e Kurban Bajramit

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    “Mirëmëngjes gëzuar Kurban Bajramin”, shprehet Kryeministri Edi Rama në urimin e tij.

    Ndërsa Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në mesazhin drejtuar besimtarëve myslimanë thekson se “gëzimi i festës i gjen Shqipërinë dhe shqiptarët, ashtu si gjithë besimtarët myslimanë, nën ankthin e rrezikut të pandemisë së koronavirusit”.

    “Por unë, ashtu si të gjithë ju, vëllezër besimtarë dhe qytetarë shqiptarë, kudo ku jetoni, jam i bindur se, me përpjekjet e kujdesin tuaj dhe me ndihmën e besimit, gëzimi do ta mundë dëshpërimin; shpresa do ta mposhtë frikën; drita do të ndriçojë mbi errësirën; qartësia do të shpërndajë mjegullat e sëmundjeve dhe trishtimit; ëmbëlsia e festës do të shijojë përmbi hidhërimin që shkakton pandemia; e mira do të përzërë të keqen nga jeta dhe vatrat familjare të çdo besimtari e shqiptari; lumturia do të tresë dhimbjen, dyert e shkollave e universiteteve do të rihapen dhe do të mbushen me zërat gazmorë të nxënësve e studentëve; prindërit do të çlirohen nga meraku njerëzor për fëmijët, të moshuarit do të rikthehen në jetën e tyre të qetë; bizneset do të kthehen në prodhimin dhe shërbimet me kapacitetet e tyre të plota; përqafimi do t’i zërë vendin distancës e veçimit; gjallëria do të zëvendësojë pezmatimin dhe jeta do të triumfojë mbi rrezikun pandemik”, – theksoi Ruçi.

    Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, shprehet që “në këtë ditë Bajrami, lutem për ata që po luftojnë për frymë, intubuar, të lidhur me respiratorë. Lutem për të sëmurët në reanimacion dhe në spital, që po luftojnë me dhimbjen. Lutem për të sëmurët nëpër shtëpi që po përballen me ankthin dhe të panjohurën. Lutem për shpirtin e atyre që jetën e humbën pabesisht”.

    “Lutem për familjarët që s’i shohin dot të dashurit e sëmurë. S’u mbajnë dot dorën.S’i ngushëllojnë dot në momentet e vështira, as në momentin e fundit. Lutem për mjekët, infermierët, sanitarët, ekipet mjekësore, që shërbejnë me vetëmohim dhe sakrificë ekstreme. Lutem, ky virus që goditi botën më tragjikisht se një luftë, të zhduket sa më shpejt nga faqja e tokës sonë. Qofshi me shëndet miq, Zoti e bëftë mirë për të gjithë! Amin!”, shprehet ministrja në urimin për besimtarët myslimanë.

    Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit duke u shprehur se “mbarë njerëzimi sot kujton bindjen e Profetit Ibrahim ndaj Zotit”.

    “Festa e Sakrificës këtë vit merr një kuptim të veçantë kur të gjithëve na duhet të sakrifikojmë në jetën tonë të përditshme, për tu mbrojtur dhe për të këputur zinxhirin e infektimit prej armikut të padukshëm. Le të lutemi për jetët e humbura, si dhe për ata që po luftojnë me COVID-19. Të shprehim mirënjohje për ata që janë në krye të detyrës. Kush nuk e ka kuptuar që kjo është një luftë, të zgjohet sot”, shprehet Balla.

    “Le ta mësojmë thelbin themelor të sakrificës dhe ta festojmë këtë Bajram duke sakrifikuar egot tona. Në këtë Kurban Bajram 2020, Zoti ju bekoftë me shëndet dhe lumturi”, uron Balla.

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Zoti...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Shqipëria renditet e gjashta në Evropë sa i përket aksidenteve rrugore. EUROSTAT në publikimin e fundit e rendit kështu Shqipërinë, ndërkohë që...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...
    Lajme18 Prill 2024
    Naftëtarët kosovarë kanë paralajmëruar bllokadë në kufirin e Moranës. Shkak për këtë duket të jetë një masë e re e autoriteteve shqiptare...
    Lajme18 Prill 2024
    Një vizitë njëjavore jashtë vendit te familjarët për festën e Bajramit, përfundoi e hidhur për Burim Kastratit nga Gjilani.Në mëngjesin e 17...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.