×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëri: Ministria e Shëndetësisë rekomandon mësimin online në shkolla

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Teksa pandemia COVID-19 vijon të përhapet me shpejtësi, Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë kërkon që të marrë masa të tjerë për të frenuar infektimet.

    Së fundmi përveç universiteteve është kërkuar që edhe në shkollat fillore dhe të mesme të nis mësimi online.

    Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një mesazhi për mediat, ku thekson se pas rekomandimeve të Komitetit Teknik të Ekspertëve i është rekomanduar më pas Ministrisë së Arsimit që mësimi në shkolla të bëhet i alternuar.

    Pra mësimi do të zhvillohet, në formën klasike por edhe online. Sipas Manastirliut, kjo praktikë do të nisë nga data 1 dhjetor.

    “Ashtu si e kemi përsëritur shëndeti juaj dhe i fëmijëve është i pari. Deri tani fëmijët nuk vlerësohen të jenë transmetues të lartë i infeksionit. Protokollet në shkolla janë zbatuar, por për të minimizuar risqet ku të pranishme janë edhe infeksionet e tjera respirator, pas rekomandimit të Komiteti të Ekspertëve kemi vendosur që ti rekomandojmë ministrisë së Arsimit që prej datë 1 dhjetor të aplikojmë skenarët me mësim të alternuar, klasike, fizike dhe të kombinuar me mësim online. Bazuar në specifikat e situatës lokale të epidemisë” tha Manastirliu.

    Tashmë pritet që Ministria e Arsimit të miratojë dhe të vërë në zbatim rekomandimet e Komitetit Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë./tch/

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar të komentojë edhe sot, votimin drejt pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. I pyetur...
    Të tjera
    Sport28 Mars 2024
    Real Madridi ka filluar të rinovojë kontratat me disa nga futbollistët e tyre. I pari ishte mesfushori gjerman, Toni Kroos, i cili...
    Front TV28 Mars 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se falë “punës së jashtëzakonshme të Qeverisë Kurti”, Kosova ka avancuar drejtë anëtarësimit në...
    Lajme28 Mars 2024
    Në përvjetorin e 25-të të masakrës së kryer në Podujevë nga njësiti serb “Skorpionët”, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te varrezat e...
    Lajme28 Mars 2024
    Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës kanë zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës. Gjatë bastisjeve në këto...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli ka folur nëse Bedri Hamza ka mundësi ta mposhtë Albin Kurtin.Por, sipas Humolli garat duhet të bëhen...
    Lajme28 Mars 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës “është dashuruar” në frazën “Hajnat n’burg” – frazë kjo e përdorur shumë nga Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.