×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëri, mësimi në shkolla do të jetë me turne

    FrontOnline
    22 Shtator 2021

    Veç mësuesve, edhe prindërit duhet të deklarojnë nëse janë apo jo të vaksinuar.

    Më 27 Shtator nis viti i ri shkollor 2021-2022. Edhe këtë vit procesi mësimor në sistemin 9-vjeçar dhe të mesëm do të zhvillohet me turne dhe më orar të reduktuar në pjesën më të madhe të shkollave në mbarë vendin. Përjashtim bëjnë vetëm ato institucione që kanë deri në 20 nxënës në klasë, kryesisht janë shkollat në zonat rurale. Për të gjitha këto institucione ora mësimore do të jetë 45 minuta. Ndërsa për shkollat që kanë numër të lartë nxënësish, klasat do të ndahen në dy grupe dhe mësimi do të jetë 30 minuta.

    Sipas udhëzimeve të miratuara nga Minsitria e Shëndetësisë në çdo shkollë duhet të zbatohen rregullat e distancimit fizik dhe masave anti-Covid. Prindërit çdo ditë duhet të plotësojnë një formular ku të deklarojnë se asnjë person në familjen e tyre nuk është infektuar me COVID-19. Po ashtu prindërit, dhe personat e tjerë që jetojnë me ta, duhet të deklarojnë statusin e tyre të vaksinimit.

    Sipas këtij udhëzimi çdo mësues duhet të jetë i vaksinuar para datës nisjes së procesit mësimore dhe të dorëzojnë kartën e vaksinimit pranë drejtorisë së shkollës. Në rast të mos vaksinimit duhet të dorëzojnë një arsyetim nga mjeku i familjes për arsyen e mosvaksinimit.

    Në këtë udhëzim përcaktohet se ”Gjatë procesit mësimor, mësuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit e tjerë. Dhe mban në mënyrë të detyrueshme maskën përgjatë gjithë kohës pavarësisht statusit të tij të vaksinimit”.

    Maska është kusht edhe për nxënësit mbi 12 vjeç. Ndërsa për më të vegjlit rekomandohet por nuk e kanë me detyrim./Tv Klan

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ka dështuar për të tretën herë, nisja e gjyqit të themelit për 19 të pandehurit në dosjen e ashtuquajtur si “Plumbi i...
    Sport19 Prill 2024
    Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës të premten ka shpallur dënimet për të përfshirët në kurdisjen e...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Berat Gjimshiti zhvilloi një tjetër paraqitje mbresëlënëse me Atalantën në UEFA Europa League  në sfidën e dytë çerekfinale ndaj Liverpoolit, aty ku...
    Lajme19 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten dorëzoi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktim të masës së paraburgimit ndaj Edin Nevzadit, administrator...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Shqipëria ka njohur një rritje të fortë të importit të fruta-perimeve gjatë këtij viti. Të dhënat tregojnë, se Shqipëria bleu rreth 70...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.