×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëri-Kosovë, hartohet marrëveshja për njohjen e viteve të punës për qytetarët e të dyja vendeve

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Shqipëria dhe Kosova po hartojnë marrëveshjen për njohjen e viteve të punës për qytetarët e të dy vendeve.

    Gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp të ministres së Ekonomisë dhe Financave të Shqipërisë, Anila Denaj dhe ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Skënder Raçica, pas një takimi të mbajtur në Tiranë, u bë e ditur se në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive do të nënshkruhet edhe marrëveshja.

    Marrëveshja mes dy vendeve pritet të bëjë të mundur njohjen e viteve të punës për qytetarët e të dyja vendeve pavarësisht ku kanë kontribuar.

    Po ashtu, palët po finalizojnë edhe një marrëveshje për krijimin e lehtësive për qytetarët për punësim.

    “E informova homologun nga Kosova lidhur me politikat, lejet e qëndrimit e unifikimin e shumë procedurave në të ardhmen që do të nxisin mundësi më të mëdha të punësimit. Sot qytetarët e Kosovës mund të punësohen në Shqipëri me një vetëdeklarim. Shpresoj që kjo t’u mundësohet shumë shpejt edhe qytetarëve të Shqipërisë, në Kosovë“, tha ministrja Denaj.

    Ministri Raçica vlerësoi si mjaft të rëndësishme krijimin e këtij kuadri ligjor.

    “Kemi përafruar qëndrimet në arritjen e marrëveshjeve që do të lehtësojnë jetën e qytetarëve tanë, në të dy anët, në drejtim të punësimit e arsimit profesional. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje në mbledhjen e dy qeverive do të krijojë një realitet të ri për qytetarët. Nuk do të kenë më pengesat që kanë patur deri tani nga përfitimi i shërbimit të punësimit dhe arsimit profesional”, tha Raçica.

    Raportet mes dy vendeve, tha Raçica, po prekin dimensione të reja dhe ne duhet të angazhohemi edhe më tej për lehtësimin e jetës së qytetarëve tanë.

    Nga ana tjetër ministrja Denaj u shpreh se 6 vendet e Ballkanit Perëndimor brenda CEFTA-s, ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria e Kosova, kanë rënë dakord për njohjen e arsimit profesional çka sjell heqjen e barrierave në punësimin e qytetarëve nga kompanitë.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Mars 2025
    Lista prej qindra dëshmitarëve, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara për Kosovën, po shkon drejt përmbylljes. Deri...
    Lajme14 Mars 2025
    Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj ka theksuar se opozita nuk ka mundësi për të formuar një qeveri, pasi partitë opozitare, përveç Nismës,...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj me anë të disa vargjeve ka kujtuar vizitën e djeshme të ish-presidentit Hashim Thaçi, ku vizitoi babanë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entitetit serb Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të...
    Lajme14 Mars 2025
    Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit të Zyrrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrentimin e rrymës për...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Radio Evropa e Lirë Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së premtes për t’i mirëpritur studentët që po mbërrijnë në...
    Lajme14 Mars 2025
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur sonte në Prishtinë, më saktë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”....
    Lajme14 Mars 2025
    Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi dje ka vizituar babain i tij në QKUK. Me të dalë nga aty, Thaçi përshëndeti me dorë nga larg...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.