Bota/Rajoni

Shqipëri: Gjatë një jave 6 viktima nga aksidentet, shkaku kryesor shpejtësia dhe alkooli

Shqipëri: Gjatë një jave 6 viktima nga aksidentet, shkaku kryesor shpejtësia dhe alkooli
20:20 | 03 Korrik 2022

Ardhja e sezonit turistik në vend për fat të keq sjell edhe rritje të numrit të aksidenteve.

Në vetëm këtë javë në vendin tonë janë shënuar 41 aksidente nga të cilat 6 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur rëndë.

Për të rritur sigurinë në rrugë policia e shtetit ka shkruar kontrollet me patrulla, makina inteligjente dhe radarë. Për shkelje të ndryshme të kodit rrugor këtë javë janë pezulluar 543 leje drejtimi.

Problematikë mbetet shpejtësia tej normave të lejuara si edhe përdorim I I alkoolit në mjet.

Kontrollet me radarë dhe makina inteligjente gjatë kësaj jave konstatuan 421 raste kur drejtuesit e mjeteve lëviznin mbi shpejtësinë e lejuar. Mbrëmjen e së shtunës një drejtues mjeti u kap nga radari duke lëvizur në Autostradën Tiranë- Durrës me shpejtësinë 200 km në orë.

Të larta mbeten dhe shifrat e personave që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit. Në vetëm këtë javë janë konstatuar 77 raste ku 24 persona janë arrestuar pasi niveli i alkoolit në gjak ishte mbi 0.5g/l.

Në Tiranë gjatë kësaj jave janë konstatuar dhe 2 raste të drejtuesve të mjetit nën efektin e lëndëve narkotike të matur nga pajisja aquilascan të cilët po ashtu ranë në pranga.

Gjithsej në të gjithë vendin policia rrugore gjatë kësaj jave ka ndëshkuar me gjobë rreth 17. 300 drejtues mjeti ku pjesa më e madhe e tyre kanë kryer parakalime të gabuara që shpesh sjellin pasoja fatale siç ishte rasti I aksidentit në Berat ku për shkak të një parakalimi të gabuar një nënë 25 vjeçare humbi jetën së bashku me të birin 6 vjeç pasi makina me të cilën lëviznin doli nga rruga dh era në lumin Osum./TopChannel

Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company

Të tjera