×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthimi në Ibër Lepenc, Osmani takon ambasadorë të shteteve të Quint-it dhe atë të BE-së

    FrontOnline
    30 Nëntor 2024

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe ambasadorin e BE-së, për të diskutuar zhvillimet e fundit në vend, pas sulmit në Ibër Lepenc.

    Gjatë takimit, Osmani ka potencuar cenimin që i është bërë sigurisë kombëtare të Kosovës përmes sulmeve në infrastrukturën vitale.

    Zyra e Presidentes ka njoftuar se në takim është diskutuar për reagimin e institucioneve përgjegjëse karshi kësaj situate, me ç’rast si Osmani, ashtu edhe ambasadorët kanë bërë vlerësimin më të lartë për menaxhimin dhe punën e bërë.

    “Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani theksoi sulmet sikurse ky i fundit synojnë jo vetëm destabilizimin e Kosovës, por paraqesin rrezik serioz për stabilitetin e gjithë rajonit”.

    “Presidentja Osmani i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta dënojë këtë sulm terrorist dhe të qëndrojë e bashkuar kundër çdo përpjekjeje për të minuar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Po ashtu, ajo ritheksoi se parandalimi i sulmeve të tilla në të ardhmen duhet të jetë fokusi kryesor. Në vazhdim të ditës, Presidentja do t’i takojë edhe institucionet e sigurisë në vend”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidentes.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Nëntor 2024
    Në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok, mbrëmë ndodhi një shpërthim i cili u cilësua nga institucionet shtetërore si sulm terrorist....
    Lajme30 Nëntor 2024
    Bashkimi Europian ka reaguar për sulmin në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc në Zubin Potok në veri të Kosovës, duke e quajtur...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh e ka dënuar fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj kanalit të ujit në Ibër-Lepenc në Zubin Potok, i...
    Të tjera
    Lajme30 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi tha se Lista Serbe është munduar të distancohet nga sulmi terrorist i eksplodimit në kanalin Ibër-Lepenc në Varagë të...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se sulmet në veri të Kosovës gjatë ditëve të fundit, kanë për...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shkruar për tubimin që kjo parti ka mbajtur sot në qytetin e Gjilanit. Haziri ka thënë...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Dardan Molliqaj i PSD-së ka reaguar pas shpërthimit në veri, duke iu drejtuar kryeministrit Albin Kurti. Molliqaj përmes një postimi në Facebook,...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Para përkrahësve të LDK-së dhe qytetarëve të Gjilanit në ‘Turneun e Ndryshimit’, Abdixhiku ka folur edhe rreth sulmit të mbrëmshëm në kanalin...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka njoftuar se gjendet në vendin ku ndodhi sulmi terrorist në Ibër Lepenc. Këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.